Tare: Roki është shembull, jo çështje

Të dielën kapiteni e ka nisur nga pankina ndeshjen me Xhenoan dhe më pas e ka bërë publike zhgënjimin e tij. Të hënën ka shpjeguar se e respekton vendimin e teknikut, por nuk mund të jetë i kënaqur.
“Deri tani Tomazo ka qenë gjithnjë një shembull për sa i përket sjelljes së tij, ka shpjeguar Tare në mikrofonin e ‘Radio Radio’, por duhet të kuptojnë se zgjedhjet, kush luan dhe kush jo, shkojnë në avantazh të skuadrës dhe jo të individëve. Të gjithë duhet të mendojnë mirë për skuadrën dhe prandaj duhet të respektojnë zgjedhjet e trajnerit. Ai është kapiteni i ekipit dhe ka një detyrë të ndryshme në krahasim me të tjerët. Është i pari që duhet të japë shembull. Lacio është një nga skuadrat më të rëndësishme të Italisë, prandaj mund të ketë raste, kur një lojtar i rëndësishëm të mbetet jashtë formacionit”.
Më tej Tare ka për të bërë disa saktësime, duke iu kundërvënë shtypit.
“Kam lexuar se Roki është ankuar gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes, kur ka kuptuar se nuk do të luante si titullar. Kjo nuk është e vërtetë: Tomazo thjesht ka pyetur se kush nuk e kishte bluzën, mund të hynte në dhomat e zhveshjes dhe Rosi i është përgjigjur ‘po’. Nuk i kuptoj gjithë këto diskutime, ne jemi një pikë larg vendit të katërt, jemi një skuadër e re, ndërsa këtu ende flitet për çështje që nuk ekzistojnë”.