E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare e afron edhe një shqiptar te Lazio

Lorik Canës pritet ti shtohet edhe një futbollist shqiptar te Lazio. Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare është afër marrëveshjes për blerjen e mbrojtësit të ri shqiptar Elseid Hysaj.

Mbrojtësi 19 vjeçar shqiptar është shumë i kërkuar nga skuadrat italiane pas një sezonit fantastik që kaloi te skuadra e Empolit.

Tare ka biseduar vetë më Hysajn me të cilin thuhet se është afër një marrëveshje për ta sjellur te Lazio./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›