E Diel, 1 Nëntor 2026

Prandelli fyerje raciste Balotellit!

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli është kritikuar mjaft në mediat italiane pas një deklarate të tij ndaj Mario Balotellit. Prandelli i dha leje Balotellit që të merrë pjesë në një ngjarje bamirësie në Brazil. Këtë leje ai e arsyetoi me një arsye që kishte karakter racist.

"Balotelli u lejua të marrë pjesë në këtë ngjarje bamirësie sepse ngjyra e tij dallon nga ajo e ne të tjerëve" deklaroi Prandelli.

Pas kritikave që mori për këtë deklaratë, Prandelli u arsyetua se ka bërë shaka./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›