E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tare takon Furlanin këtë javë, Milani synon të zgjedhë sa më shpejt drejtorin e ri sportiv

Me Paraticin që tani është jashtë loje dhe D’Amicon që është larguar si mundësi, duke pasur parasysh dëshirën e Atalantës për të mos e lënë të lirë drejtorin sportiv, Milani po kërkon diku tjetër për të identifikuar drejtorin sportiv të ngarkuar për ndërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm.

Emri i nxehtë mbetet ai i Igli Tares, i vetmi aktualisht i lirë në listën e kandidatëve. Shqiptari, i cili u largua nga Lacio në qershor 2023 pas një bashkëpunimi të gjatë, është gati të rifillojë: në fillim të javës ish-sulmuesi do të takohet me Giorgio Furlanin.

Drejtori ekzekutiv i Milanit, i cili mori mandatin nga Gerry Cardinale për të zgjedhur drejtorin e ri sportiv, do të ketë një kontakt të ri me Taren: në tavolinë do të jenë projektet e pronësisë dhe idetë që 51-vjeçari ka në kokë për Milanin e ri.

Ish-drejtuesi i Lazios, i cili ishte një hap larg nënshkrimit me kuqezinjtë në 2019 për t’iu bashkuar Maldinit, është në garë së bashku me Giovanni Sartorin. Megjithatë, ky i fundit është në pritje të një rinovimi të fundit me Bolonjën deri në vitin 2027.

Kandidat është edhe Giovanni Manna, por ai ka një kontratë me Napolin. Furlani nuk po ngutet, por zgjedhja pritet brenda ditëve të para të majit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›