Targat e reja, MPPTT shpjegon skemën e re

Drejtori i përgjithshëm i transportit rrugor Kreshnik Bozhdo prezanton targat e reja për makinat. Sipas Bozhdos ky vendim u mor pasi kombinimi i shkronjave po shkon drejt përfundimit dhe në këtë mënyrë me vendim të këshillit të ministrave u vendos krijimi i një targe të re.
Drejtori i transporteve paraqiti edhe formatin e ri të targave që janë krijuar në bazë të rregullores së Këshillit të Europës. E veçanta e këtyre targave është se targat e reja nuk do të kenë siglën e qyteteve dhe sfondi do të jetë ngjyrë blu me të bardhë.
Fillimisht targat e reja do të vendosin automjetet e reja dhe sidomos ato automjete të cilat do të lëvizin edhe jashtë vendit. Ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse targat e reja do të jenë kundrejt një pagese apo jo.