E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet rritje ekonomike e eurozonës për 1 për qind

Bruksel, 2 shtator – Ekonomia e eurozonës është rritur për 1 % midis prillit dhe qershorit, kanë konfirmuar të dhënat zyrtare.

Vlerësimi fillestar i publikuar muajin e kaluar, tregonte rritje më të madhe se sa pritej, falë rritjes së eksporteve të nxitur nga euro e dobët, raporton BBC.

Ekonomia gjermane, e cila u rrit për 2.2 % gjatë tremujorit të dytë, ndikoi në rritjen e përgjithshme të eurozonës.

Të dhënat konfirmuan se eurozona po rritet më shpejt se sa ekonomia e SHBA-së, e cila ka shënuar rritje për 0.4 % gjatë këtij tremujori.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›