Tash synon botërorin

Albert Bunjaku, është i lumtur që ka arritur ta realizoj ëndrrën e tij të luaj me Kombëtaren e Zvicrës. Sulmuesi kosovar, të shtunën mbrëma debutoi në fanellën e përfaqësueses zvicerane, e cila në shtëpi u mposht nga Norvegjia me rezultat minimal 1:0.
Ish sulmuesi i Paderbornit dhe RW Erfurtit, tash synon që me paraqitjet e mira te Nurnberg, të ftohet nga Ottmar Hitzfeld në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
Norvegjia nuk ka pasur ndonjë rast të vetëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ne i kemi pasur dy raste të mira, duke përfshirë edhe një timin. Ne është dashur të fitojmë. Ishte i rëndësishëm debutimi, por mbi të gjitha njoftimi me ekipin. Tani më duhet të jap maksimumin me Nuremberg dhe të luaj mirë, duke shpresuar për një vend në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut, ka thënë sulmuesi kosovar për mediat zvicerane.
Ndërsa përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, u ndie i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit 24 vjeçar. Albert Bunjaku është munduar ta ndryshojë ritmin e ndeshjes, prej inkuadrimit të tij në lojë. Ishte mjaft bujar, mirëpo nuk pati fat. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij, theksoi trajneri gjerman.