Alonso ëndërron titullin në Ferrari

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso ka thënë të dielën se tashmë ëndërron të triumfojë me Ferrarin. Alonso 28 vjeç ka marr pjesë në Ferrari World Finals në Valencia, pasi Renault e liroi atë që të jetë pjesë e ngjarjes me ekipin e tij të ri.
Alonso do të vozisë për Ferrarin nga sezoni i ardhshëm, por paraqitja e tij në ngjarje ishte nën dyshim, pasi ai ka ende obligime kontraktuale me Renaultin, deri në fund të këtij viti.
Është hera e parë që mund të jem pjesë e botës së Ferrarit dhe jam i impresionuar e shumë i lumtur, tha Alonso, i cili fitoi titullin e kampionit të botës më 2005 dhe 2006 me Renault.
Ai shtoi se mezi pret të fillojë sezonin e ri dhe të fitojë titullin për Ferrarin me kolegun e ri, Felipe Massa. Ferrari World Finals, që e përmbyll sezonin garues për ekipin nga Maranello, është zhvilluar në fundjavë në pistën Ricardo Tormo.