E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libani akuzon Sirine per sulmin e se premtes

Politikanët libanezë akuzuan Damaskun se qendron pas sulmeve me bomba që tronditën Bejrutin ditën e premte, ku mes viktimave ishte edhe kreu i shërbimit sekret vendas, Ëissam al-Hassan. Al-Hassan njihej si kundërshtar i regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Ndërkohë, qeveria vendase dënoi sulmin duke e quajtur atë akt terrorist, por refuzoi të dalë në përfundime nëse pas tij qendronte apo jo Damasku.
Opozita gjithashtu e dënoi ashpër aktin, por për këtë fajësoi qeverinë dhe i kërkoi asaj dorëheqjen. Kreu i koalicionit opozitar, Saad Hariri akuzoi drejtpërdrejt presidentin sirian Bashar al-Assad, tërbimi i të cilit tha ai, po kalon kufijtë e Sirisë.
Ëissam al-Hassan, kreu i shërbimit të inteligjencës së brendshme në Liban ishte mes tetë viktimave të shpërthimeve të fuqishme që ndodhen në lagjen Ashrafiya. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun I bëri thirrje "të gjitha palëve të mosprovokohen nga ky akt i urryer terrorist", ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE Kethrinë Eshton i bëri thirrje "të gjithë libanezëve të qëndrojnë të qetë". Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton denoi ashper sulmin dhe tha se "Libani duhet të mbyllë kapitullin e kaluar dhunëstjetër të motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›