E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task forca kunder zhurmave

Ministritë e ngarkuara me aktin normativ për ngritjen e task force, për marrjen e masave ndaj ndotjes akustike i kanë kërkuar drejtorive rajonale në rrethe, si edhe prefekteve evidentim të menjëhershëm të problemeve sidomos në zonat turistike dhe bregdetare.

"Prefektët si drejtues të Task Forcës, të nisin urgjentisht nga puna për ngritjen e saj dhe vënien në zbatim të këtij akti normativ. Të merren masa konkrete për identifikimin e subjekteve në zonat turistike që gjenerojnë zhurma. Të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe të kërkohet zbatim rigoroz i kuadrit ligjor si për oraret ashtu edhe për nivelin e lejuar të zhurmave", tha Flamur Noka, ministër i Brendshëm.

"Inspektime verifikuese në rast të ankesave të komunitetit dhe në TurizmiNdotja e plazheve, Durrësi problem“Shqip”, pushimet në Shqipëri Cipa në Prishtinë: Ejani pushoni në Sarandë rast të konstatimit të shkeljeve do të marrim vendimet dhe sanksionet administrative konform dispozitave ligjore në fuqi", tha Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë.

Ne kete takim eshte kerkuar edhe vemendje e veçante per zjarret e shkaktuara ne pyje dhe kullota.Zevendesministri i Mjedisit Bino tha se pjesa me e madhe e zjarreve te rena gjate ketij viti kane qene te qellimshme.
Turizmi
Ndotja e plazheve, Durrësi problem
“Shqip”, pushimet në Shqipëri
Cipa në Prishtinë: Ejani pushoni në Sarandë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›