Mitrovice barrikadat serbe zene rrenje

Gjendja e sigurisë në dy javët e fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë, por problem mbeten barrikadat serbe në zonën veriore. Kështu është vlerësuar të hënën në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka përsëritur apelin për angazhimin e misionit të NATO-s për largimin e barrikadave serbe, të cilat vështirësojnë lëvizjen.
“Strukturat e sigurisë, sidomos KFOR-i, duhet të veprojnë dhe t’i largojnë barrikadat”, ka deklaruar Kastrati, i cituar nga “REL”.
Barrikadat serbe në veri të Kosovës janë të pranishme që prej korrikut të vitit të kaluar, kur qeveria kosovare dërgoi forcat speciale për marrjen nën kontroll Veriu i KosovësBogdanoviç, frikë nga “25 korriku” i dytë Ban Ki Moon: Shqetësim për gjendjen në veri Rexhepi: Jo ndërhyrje policore në veri të pikave kufitare.
Një apel të ngjashëm bëri fundjavën e kaluar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili tha se për ndryshimin e gjendjes në veri duhet të ndihmojë edhe faktori ndërkombëtar.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë ato që kanë përgjegjësinë kryesore dhe aktivitetin kryesor. Por ka punë që duhet t’i bëjë KFOR-i dhe EULEX-i, në veçanti për krijimin e ambientit të sigurt për rend dhe ligj”, deklaroi Kuçi.
Nga ana tjetër ai shtoi se punë mund të bëhen edhe në fushën e diplomacisë, me Uashingtonin dhe Brukselin që duhet t’i bëjnë më shumë presion Beogradit zyrtar.
Së fundmi, autoritetet kosovare kanë përjashtuar disa herë opsionin e ndërhyrjes policore në veri, duke deklaruar se zgjidhja më e mirë për këtë problem është integrimi i zonës me shumicë serbe.
Nga ana e tij, faktori ndërkombëtar i ka bërë disa herë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që veriun dhe çështje të tjera problematike t’i zgjidhin përmes dialogut dypalësh.