Tatepjeta e investimeve
Praktika e frymes se klaneve dhe sjellja pa takt me sipermarresit e huaj dhe vendas mbetet nje nga hallet kryesore per ekonomine shqiptare si dhe pike e dobet e administrates.
Ka disa kohe qe ne politike po shkembehen akuza dhe kunderakuza tejet te ashpra. Pavaresisht ngjyrimeve pavaresisht edhe teprimeve thelbi i ketyre akuzave eshte inkurajimi i klaneve madje edhe i grupeve mafioze dhe nga ana tjeter qendrimi godites ndaj biznesit te ndershem.
Pjesa me e madhe e zyrtareve te larte ne menyra te ndryshme gjenden te perfshire ne afera dhe bejne cmos per perfitime ekonomike. Gjithkush mund te kete vene re qe tani nuk po permenden shume tenderet e zakonshem me pak fitim kjo eshte kaq e dukshme.
Ne plan te pare kane dale energjetika bankat lojerat e fatit aksesoret e ndertimit etj. Natyrshem e gjithe kjo fryme perfitimesh pa sens dhe ne kurriz te ekonomise e te qytetareve te vendit qe mund te quhet edhe nje sistem abuzimi reflektohet edhe ne uljen e investimeve te huaja.
Keto dite Drejtoria e Pergjithshme Ekonomiko-Financiare e Komisionit Evropian Departamenti per vendet kandidate apo ato qe perpiqen te bashkohen me BE-ne thote se investimet e huaja ne Shqiperi kane shenuar nje renie ne masen 21 per qind gjate gjashte muajve te pare te vitit ne vazhdim krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ne po kete raport vleresohet performanca e mire ne kete ze gjate tre muajve te pare te vitit.
Por me pas sic shkruan pa doreza edhe ky raport investimet e huaja kane shenuar nje tatepjete te dukshme. Kjo ka ndodhur gjate periudhes nga muaji prill deri ne muajin qershor.
I njejti raport na kujton se borxhi i jashtem bruto ka vijuar te rritet duke arritur ne nivelin e 3.5 miliarde eurove nga 3.1 miliarde qe ishte ne te njejten periudhe te nje viti me pare dhe remitancat dergesat nga emigrantet-V.S. kane qene 7. 6 me pak se vitin e kaluar. s.g/balkanweb
Sipas Institutit per Studime Ekonomike Nderkombetare te Vjenes ne vitin 2008 investimet e huaja ne Shqiperi kapnin shumen 675 milione euro kurse ne vitin 2009 ato u rriten ne 706 milione euro. Per hir te se vertetes ka vende te rajonit qe nuk e kane cekur dot kete shifer.
Por me qe neve domethene shefit te qeverise shqiptare na pelqen te themi se jemi te paret ne bote per ate dhe per kete le tiu hedhim nje sy investimeve qe jane realizuar ne vendin e vogel fqinj ne Malin e Zi. Per vitin 2009 investimet e huaja te realizuara ketu kapen shumen 944 milione euro. Sic shihet eshte nje diference jo e vogel.
Pra pretendimet e Shqiperise te qeverise ne fakt se ka krijuar kushtet e duhura dhe klimen e pershtatshme per investimet e huaja nuk jane solide.
Ulja e interesit per te investuar ne Shqiperi shfaqet edhe ne shembuj te tjere mbase te thjeshte por shume kuptimplote.
Mund te kujtojme bie fjala se perpara disa kohesh ICE Instituti Italian per Tregtine me Jashte krijoi nje faqe te titulluar Balcani OnLine qe i dedikohej kryesisht projekteve italiane ne favor te zhvillimit te vendeve te Ballkanit. Per fat te keq ne kete faqe nuk ka me lajme e informacion qe nga janari apo shkurti i vitit te shkuar. Kjo faqe zyrtare e krijuar sic thame per te nxitur investimet italiane ne Ballkan sot mund te quhet pothuaj e mbyllur.
Kjo nuk do te thote doemos se me kaq jane mbyllur edhe interesat dhe investimet e vendit te madh fqinj ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne teresi. Sidoqofte rasti flet per nje ulje te intensitetit te investimeve dhe sidomos te vemendjes perendimore ndaj ketyre hapesirave.
Mjaft projekte jane perfunduar disa kane deshtuar kriza ekonomike beri te veten edhe ajo por inkurajimi i bizneseve dhe i emrave te dyshimte doemos eshte nje nga shkaqet e tjera te rendesishme pse keto investime jane frenuar apo pakesuar ndjeshem.
Le te sjellim ne kete teme edhe nje argument tjeter. Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhalliu eshte shprehur keto dite ne lidhje me cmimet e references ne dogana. Ja cthote perfaqesuesi i sipermarrjes kosovare Na vendosin cmime qe shkojne deri ne 300 per qind te vleres se mallit. Dhe me tej Kemi takuar kete kemi takuar ate.
Nga kjo situate perfitojne vetem grupe te caktuara... Sipas Gerxhalliut marredheniet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves prej vitesh jane ne krize. Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves thote se do te ankohet zyrtarisht kunder Shqiperise ne sekretariatin e CEFTA-s Organizata qe mbikeqyr marreveshjen e perbashket te tregtise se lire ne rajon. Kjo ndodh ne nje kohe qe sipermarres te caktuar bashkepunetore te ministrave apo te te afermve te zyrtareve me te larte kane gjithe aksesin per te perfituar dhe gjetur terren per abuzimet e tyre.
Me gjithe demagogjine e ndryshimit permes permiresimit te infrastruktures pagesa e taksave ne menyre elektronike etj. thelbi i sistemit te abuzimit nuk ka ndryshuar. Inkurajohen ato biznese qe zyrtaret e larte mund ti kontrollojne me lehte dhe prej te cilave kane interes drejtpersedrejti ata dhe te afermit e tyre. Keshtu administrata mbetet e perfshire ne nje loje te pandershme ku vazhdimisht behen perzgjedhje dhe shkelmime.
Ne kete loje se pari fitojne zyrtaret e larte dhe te afermit e tyre dhe me pas ajo cka mbetet gelltitet nga me te vegjlit. Nderkohe ajo qe peson prej ketij sistemi eshte ekonomia zhvillimi i saj vazhdon te behet permes kaosit qe lejon perfitimet abuzive dhe godet mireqenien dhe jeten e qytetareve te thjeshte. Per ta cmontuar nje sistem te tille duam apo nuk duam kerkohen ndryshime politike.