Dilemat e sotme te IGJU-se
Kur nis nje shkrim dhe ne krye i ve agonine apo dilemen pjesa shkelqimore qe ngazellen rrotull dhe brenda Ministrise se Mbrojtjes do te gjeje cte mundet ne keto hapesira per te cuar sadopak drite ama... jo per te pare nese ka ndonje shenje te se keqes por per te bere gati artilerine dhe mesymjen qe i shkojne per shtat ushtrise ndaj cdo kritike qe mund ti behet.
Aq me teper qe ne fillim do te nxirren betejat e fituara nje nder te cilat eshte si kurdohere Hap syte Jemi ne NATO
Kaq do te duhet qe te largohesh prej ndonje analize te cilen mund te besh per shembull se sa te afte dhe sa te eperm jemi ne kete organizem te larte Euroatlantik
Po clidhje mund te kete nje Institut apo Agjenci me tere keto arritje qe kemi prekur... do te pyese akcili
Ja pra qe ndodh edhe keshtu. Ti vezhgon me kujdes ve gishtin ne nje plage dhe menjehere mund te nxjerresh perfundime se edhe ne nje agjenci te vecante qe pretendon se eshte brenda standardeve te NATO-s nuk i ploteson ne menyre cilesore ato.
Institute te tilla sic eshte ky te cilin e cekim ketu quhen SY Orientim per Qeverite Udherrefyes te projekteve etj. etj.
Sepse ne keto organizma tekniko-shkencore vjen pamja e kohes gjeohapesira virtuale dinamika e ndryshimeve te medha sistemet e informacionit gjeografik imazhet satelitore hartat e te gjithe shkalleve sistemet e koordinatave pozicionimet globale...
Te gjitha keto percillen para syve te studiuesve shtetareve per te ndermarre projekte zhvillimore. Ne Institut eshte e dokumentuar ne menyre arkivale edhe nje pjese e mire e historise se ndryshimeve te medha te Shqiperise ne shekullin e XX por askush nuk do tia dije.
Sa thame jane pjese te detyrave kombetare qe ka Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqiperise qe nuk i perket Forcave te Armatosura por gjithe vendit. Ka nje LIGJ Nr. 8907 date 6.6.2002 Per funksionimin e Institutit Gjeografik Ushtarak te Shqiperise A e njohin valle drejtuesit e sotem te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem kete ligj te Kuvendit te Shqiperise
Nese do ta kishin njohur dhe do te kishin ndjekur ne vijim permbushjen e ketyre detyrave atehere do te ishin kujtuar se cnevoja do ti kishin plotesuar ne menyre cilesore vendit te tyre dhe qeverisjes me te mire ne shume drejtime ku kane qene te nevojshem te dhenat gjeohapesinore te projekteve te medha.
1 Ende nuk eshte perterire harta topografike e Shqiperise dhe sot punohet me harta topografike shkalla 1 25 000 te viteve tetedhjete te shekullit te shkuar. Sot nuk e kemi ende nje harte te formatuar ne menyre dixhitale cka e nxjerr jashte kohe Institutin.
Pas rrezimit te Paktit Detar ky Institut nuk e ka botuar ende harten detare te Jonit
2 Qe Instituti punon me plane vetjake spekulative te cilat nuk kontrollohen dhe nuk jane ne hullite e standardeve te NATO-s ne fushen e Gjeografise Ushtarake.
Po te shkosh e te kontrollosh do te gjesh pune hartografike qe jane kryer por qe si duhen askujt dhe nuk jane porositur nga Shtabi i Pergjithshem apo institucione te tjera. Absurditeti arrin derisa punohet nje shkalle si ajo 1 10 000 te cilen FA nuk e shfrytezojne dhe prej saj per tre vjet nuk ka dale asnje kopje
3 Qe Instituti nuk eshte ne krye te gjeoinformacioneve por perkunder ai rron i fshehur vetem nen emrin e tij te madh dhe askush nuk ben ndonje fare lidhje se pse valle eshte krijuar dhe cdetyra duhet tia permbush vendit te tij dhe Forcave te Armatosura.
4 Qe prej tij jane larguar te gjithe kuadrot e larte te fushes se gjeodezise dhe hartografise sepse askush nuk interesohet per tu shpalosur atyre detyrat e medha studimore duke e katandisur qe sot te mos kete asnje studiues te rendit te larte me ze ide dhe deshira projektuese te eperme dhe aty kane mbetur specialiste e punonjes te cilet kerkojne pune te verteta dhe te duhura... por askush nuk ua jep...
5 Qe Forcat e Armatosura kane ngelur gjer sot me veprimtari ne planezime mbi hartat-leter kur jemi ne epoken spektakolare dixhitale dhe te Sistemeve Gjeografike te Informacionit. Dhe Instituti nuk e ndjen detyren se duhet te jete Ai qe te percon tek FA teknologjite moderne gjeoinformative sipas standardeve te NATO-s.
6 Qe Instituti nuk ka dhene asnje kontribut hartografik per Projektet kombetare por perkunder ALUIZNI i sotem i legalizimeve ne saje te ambicies se tij po merr ngjyrimin e nje Agjencie Kombetare.
Kesisoj mund te radhisim edhe shume detyra te tjera qe jane te reflektuar edhe ne ligjin e Parlamentit Shqiptar por kjo do ta shtonte edhe me shume deshperimin per gjendjen ne te cilen ai vegjeton
Po ndersa po bejme kete trajtese te vjen si goditje nje urdher absurd qe nuk lejon te shperndahen shiten harta agjencive te tjera shqiptare te gjeoinformacione sepse ato na qenkan sekret... hartat 1 10 000 1 25000 1 50 000 1 100 000... Vereni se ku kemi mberritur
shte nje rast unik i jashtezakonshem ne epoken moderne te studimeve gjeohapesinore kur askush nuk kujtohet qe te percjelle ne vijen e duhur kete izolim te ri qe e sjell ky institucion. Vereni Portat jane te mbyllura. Instituti eshte shnderruar nje sy te verber. Punonjesit e ngelur... punojne si ne boshllek ndersa asnje harte apo informacion nuk leviz ne kohen e ndryshimeve te medha shqiptare.
Tani mund te perqasni Standardet e NATO-s qe duhet ti permbush nje Institucion si ky.
Prapa ka ngelur nje pervoje e paperseritshme qe edhe ne nje kohe te vetizolimit tragjik u kryen punime gjeohartografike nder me te lartat ne Ballkan e me gjere.
Dhe le te sjellim disa shembuj te dhimbshem.
A iu perfytyrohet se si projektet e para te Rruges se Kombit u bene mbi harta te viteve tetedhjete sepse nuk iu dhane agjencive standardet e reja dhe se me vone nuk u be asnje perteritje e kesaj zone te eksploruar nga nje Projekt madhor As tani kjo rruge nuk ndodhet ne hartat topografike shqiptare...kur ka edhe nje fotografim ajror dixhital.
Me kendej a nuk iu ka rene valle ne mendje se Gerdeci Tragjik qe eshte ndodhia me tronditese per FA e Shqiperise nuk e pati kurre nje studim gjeohapesinor prej ketij Instituti per vendpozicionimin e tij me keshillime te duhura topografike urbane te cilat do ti kishin vlejtur aq shume Shtabit te Pergjithshem dhe vet Qeverise.
Nderkaq Pakti famekeq Detar me Greqine per percaktimin e kufijve detare midis Shqiperise dhe Greqise e nxori Institutin si peshku ne zall... apo ne ... bregun ranor e shkembor te gjeohapesirave tona pa harten detare dhe pa nje studim shkencor te kesaj Marreveshjeje... qe ishte nje ngjarje e cila duhet te breje ndergjegjen profesionale te Institutit per nje kohe te gjate.
Shqiptaret kerkonin orientim shteti mundohej qe te gjente mburoje tek Instituti i tij kur gjeoinformacioni detar i vinte nga shteti fqinj dhe mbi keto harta beheshin matjet e njollosura te atij Deti te pazot...
Dhe serish ne Standarde te NATO-s ne kohe paqeje vetem ky Institut mund te jete SY per Qeverine qe te ndiqen situatat e emergjencave sic ishte edhe permbytja e madhe ne zonat veriperendimore te vendit ku ne kete dinamike rreziku e permbytjeje vetem njohja e gjendjes gjeohapesinore eshte tregues cilesor i luftes ne kushte paqeje...
Kur ja sapo perfundoi ne Tirane mbledhja e Ministrave te Mbrojtjes e vendeve te Rajonit dhe nder trajtesat e saj ishte perballimi i perbashket i Emergjencave Civile. Nga burime te brendshme njoftohet se askush nuk po merret me pervojen e Shqiperise se askush nuk kujtohet se ceshte bere per Sistemet Gjeografike te Informacioneve per Emergjencat Civile Shqiptare.
Instituti i shpjegon dukurite e natyres por dhe i mat ato e furnizon Qeverine dhe Kryeministrin qe te mos i drejtohet kot me se koti terheqjes dhe eklipsit te henes... por studimeve ndryshimeve dhe nderhyrjes njerezore.
Permendem keto shembuj te cilet nuk i kemi sjelle prej vetes sone por prej ligjit mbi Funksionimin e Institutit i cili per arsye eshte ndryre dhe nuk hapet. Ai eshte nje pasqyre nje referim nje kod... Po nese kodet nuk mbahen parasysh cdo te ndodhe Institucionet jane por nuk dihet se pse jane.
Na vjen ndermend atebote se si ne nje Konference per Shtyp me gazetare te zgjedhur per Marreveshjen Detare u fol per eksplorimet qe ishin bere per Ligjin e Detit dhe sidomos per gjiret historike... qe i cuditi degjuesit ... per argumentimin se Deti ishte ndare per se mbari
Po keshtu nga podiumin siperor i Ministrise se Mbrojtjes doli edhe nje ...veshtrim modern per Luften e Vlores e sidomos per shpartallimin e klisheve te vjetra.... qe i beri prape shqiptaret te capelejne syte...
Se fundi ne nje Konference tjeter per Shtyp u shmang pergjegjesia qe mban Ministria e Mbrojtjes e cila nepermjet Institutit Gjeografik Ushtarak duhet ta kete ne shenjestren e saj mbrojtese dhe menaxhuese sendertimin gjeohapesinor te sakte te Ligjit te Detit.
Si valle mund te deklarohet sot se ...se Pakti Detar eshte marreveshje politike midis dy Ministrive te Jashtme... kur pergjegjesia per ndarjen e sakte te kufijve detare kerkon kompasin mates qe e mban ne dore e ne Sy Instituti Gjeografik Ushtarak
Duke e lexuar kete shkrim miq kolege te mi oficere e punonjes te vjeter te atij Instituti se bashku me deshperimin qe mund ti pushtoje pernjemend do te frikesohen prej ndonje cunami qe mund tu vije mbi krye e te shkarkohet mbi ta kur e keqja nuk eshte brenda tyre por ne drejtimin e sotem ne mungesen e vizionit modern ne mungesen e menaxhimit te eperm te Ministrise se Mbrojtjes e cila duhet te mbaje pergjegjesine e duhur per kete gjendje qe mund ta quajme si ne kushtrim...
Po kush te degjon valle
Kolonel rezerve ish-Drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak.