E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatiana tregon për motren e saj

25/03/10 02:30

Tatiana është ulur në sallon me Erionin, Bertinën dhe Manal dhe fillon të tregojë për motrën e saj. Ajo tregon se babai i saj ka vdekur kur ajo ishte dy vjeç në një aksident gjatë punës. Tatiana fillon të tregojë historinë e motrës së saj nga ana e babait i cili kishtë pasur një vajzë përpara se të martohej me nënën e Tatianës. Ajo thotë se motra e saj është 14 vjetë me e madhe se Tatiana dhe janë njohur bashkë shumë kohë më vonë. Pasi i kishin thënë se ajo kishte një motër, Tatiana kishte pritur që motra ta kërkonte, por pasi kaloi 20 vjeç Tatiana thotë se filloi të kërkonte motrën e shtyrë edhe nga nëna e saj Tatiana tregon se fillimisht e motra e saj e kishte refuzuar takimin me të duke ia mbyllur telefonin me pretekstin se kishte ngatërruar numër. Pas ndërhyrjes së një kushurire të saj Tatiana e telefonoi përsëri motrën e cila këtë herë e pranoi. E motra i kërkoi që të flisnin në telefon, por refuzoi përësri takimin me të sepse ishte shtatzënë dhe nuk donte që të kishte emocione të forta. Tataina thotë se ajo e telefononte shpesh motrën edhe pas lindjes së fëmijës për gati një vit. Pasi një viti matra i kishte kërkuar që të takoheshin. Pas kësaj ajo ka shkuar ta takojë motrën e saj dhe ka marrë pjesë në festa familjare të saj, në pagëzimin e nipit. Tatiana thotë se edhe pse e do shumë nipin e saj nuk arrin të takohet shpesh me të sepse motra e saj është në punë. Ajo thotë se edhe pse takohet tashmë me motrën, nuk ka shumë afrimitet me të. Më pas Tatiana tregon për njohjen e saj me Landin, ish të dashurin nga Laçi dhe ardhjen e saj në Shqipëri për të takuar atë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›