Vendimi i ri i qeverisë, tani edhe infermierët me master

Tiranë, 24 mars, NOA Tani e tutje edhe infermierët do të pajisen me master, falë një vendimi të qeverisë, miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Sipas tij, do të lejohet hapja e programit të studimeve të ciklit të tretë, master i nivelit të dytë, në Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa u miratua edhe kuota e pranimit të tarifës së shkollimit në këtë program studimesh.
Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë Master i nivelit të dytë (MND), në infermieri dhe sub-specialitete, thuhet ndër të tjera në këtë vendim.
Më tej, sqarohet se ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit dhe se fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 - 2011, me një tarifë shkollimi prej 1 milionë lekë.
n.e/NOA