E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, 70 639 orë pune të kursyera nga paraplotësimi i deklaratave

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon përmirësimin e cilësisë së shërbimit përmes digjitalizimit dhe automatizimit të proceseve, me fokus lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit dhe aktivitetin e biznesit.

Sipas DPT-së, gjatë periudhës janar-gusht 2026 janë kursyer 70 639 orë pune, falë paraplotësimit automatik të deklaratave të TVSH-së dhe DIVA 2025 në sistemin “e-Filing”.

Ky proces synon të reduktojë kohën e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve tatimore, duke u mundësuar tatimpaguesve të kryejnë procedurat me më pak ngarkesë administrative.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se digjitalizimi dhe paraplotësimi i deklaratave janë pjesë e përpjekjeve për rritjen e efikasitetit të shërbimeve dhe forcimin e besueshmërisë në marrëdhëniet me tatimpaguesit.

“Më pak kohë për procedura, më shumë lehtësi për tatimpaguesit dhe forcim i besueshmërisë ndaj Administratës Tatimore”, thuhet në postimin e DPT-së.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›