E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluturimi misterioz Let’s Get Lost sjell në Shqipëri udhëtarë dhe krijues nga Varshava

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Fluturimi misterioz “Let’s Get Lost” i kompanisë ajrore Wizz Air mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke sjellë nga Varshava një grup udhëtarësh, krijuesish të përmbajtjes dhe përfaqësuesish të medias, të cilët mësuan destinacionin e tyre vetëm pas mbërritjes në Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në një postim në rrjetet sociale, informon se eksperienca, e konceptuar si një udhëtim surprizë, do të vijojë për katër ditë, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen nga afër me Shqipërinë përmes kulturës, traditave, gastronomisë dhe peizazheve të vendit.

Sipas TIA-s, nisma synon të sjellë një tjetër mënyrë të promovimit të destinacionit shqiptar, duke u ofruar pjesëmarrësve një eksperiencë të drejtpërdrejtë në destinacion dhe mundësi për ta përcjellë atë përmes kanaleve të tyre të komunikimit.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›