E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet gjoba per kasat bizneset ne proteste

23/09/2010Detyrimi ligjor

Bizneset e vogla te zona e Medresese ne Tirane protestuan dje ndaj gjobave qe administrata tatimore ka aplikuar per shkak te mosinstalimit te kasave fiskale. Sipas Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve bizneset e vogla duhet ti kishin instaluar kasat deri me 30 qershor. Por pasi ky afat eshte tejkaluar ndaj ketyre bizneseve eshte vendosur gjoba deri ne 100 mije leke te reja. Sipas biznesmeneve nje kase fiskale kushton deri ne 450 euro dhe kjo eshte nje shume teper e madhe per tu perballuar prej tyre. Sipas reagimit te Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve vendosja e pajisjeve fiskale po realizohet ne perputhje me ligjin 9920 Per procedurat tatimore. Sipas Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve instalimi i pajisjeve fiskale dhe perdorimi i tyre nje proces qe eshte realizuar ne vendet e tjera te rajonit e me gjere ka per qellim vendosjen e barazise ne komunitetin e tatimpaguesve forcimin e rregullave te konkurrences se lire ne treg respektimin dhe mbrojtjen e konsumatorit si dhe luften kunder evazionit fiskal e mashtrimeve te tjera tatimore. Kontrollet e ushtruara nga administrata tatimore e ato qe do te vijojne ne te ardhmen kane per synim zbatimin e njellojte te akteve ligjore. Ato synojne te dekurajojne ata qe nuk respektojne ligjin dhe afatet e percaktuara ne to. Me kete rast sqarojme se shoqerive te autorizuara u eshte kerkuar te jene te gatshme per ti sherbyer ne cdo kohe per plotesimin e kerkesave te tatimpaguesve per pajisjen e tyre me kasa fiskale. Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e autorizuar prej saj per kontrollin e ketij procesi nuk nderhyn ne cmimet e shitjes se pajisjeve fiskale qe diktohen nga tregu i lire dhe tatimpaguesi mund te zgjedhe vete shoqerine ne te cilen deshiron ta bleje pajisjen fiskale dhe te kontraktoje sherbimin ne vijimesi kundrejt nje kontrate tregtare- thekson njoftimi per shtyp. Sipas njoftimit te Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve nepermjet Drejtorise se Sherbimit te Tatimpaguesve eshte e gatshme te ofroje ndihmen e saj te kualifikuar per cilindo tatimpagues per te realizuar perfundimisht kete proces i cili eshte i pakthyeshem dhe ofron nje standard bashkekohor ne marredheniet e administrates tatimore me te gjithe tatimpaguesit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›