E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisja e protestave konsumim politik

23/09/2010Ish-presidenti Mejdani analizon menyren e drejtimit te PS-se

Perseritja e tubimeve per largimin e Berishes nuk duket rezultative

Perseritja e protestave qytetare nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik - ky ishte vleresimi i ardhur dje nga ish-presidenti Rexhep Mejdani lidhur me linjen zyrtare me te cilen shfaqet ne publik Partia Socialiste. Ne deklaratat publike te bera gjate kesaj kohe nga perfaqesuesit e selise roze eshte theksuar me force fakti se muajin e ardhshem kampi opozitar do te rinise protestat qytetare ne te gjithe vendin per largimin e qeverise Berisha. Nderkohe referuar nje menyre te tille te drejtimit te partise me te madhe opozitare ne vend ish-presidenti Mejdani sugjeroi dje se duhen gjetur rruge te tjera per drejtimin e Partise Socialiste te ndryshohen levizjet dhe kuotat e veprimit te saj dhe te mos mbetet ne kete fantazi politike. Kjo pasi ne gjykimin e tij loja politike duhet te perfundoje dhe forcat parlamentare te gjejne nje zgjidhje per krizen. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik - vuri ne dukje Mejdani. Per sa i perket procesit te dekretimit nga ana e presidentit te emrave per ne Gjykate Kushtetuese apo ne Gjykaten e Larte ish-presidenti Meidani e cilesoi si te domosdoshem nderveprimin institucional President-Parlament pjese e te cilit eshte edhe Partia Socialiste. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve pra te Presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS-se do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do te pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej - u shpreh Mejdani gjate fjales se tij.

Arben Malaj

Protestat jane nje mjet demokratik por PS-ja nuk shpresoj se i ka qellim ne vetvete. Eshte nje mjet per te imponuar dhe per te afruar nje zgjidhje qe u sherben gjithe shqiptareve dhe jo vetem mbeshtetesve dhe anetareve te Partise Socialiste. Maxhoranca eshte duke gabuar dhe mund te krijoje kosto dhe vendi rrezikohet qe ne vleresimin e muajit nentor ti mohohet e drejta per te fituar statusin e vendit kandidat.

Vendimi i AKEP-se

Xhacka Qeveria nuk mbron interesat e konsumatorit

Partia Socialiste u shpreh dje e shqetesuar per menyren se si erdhi rritja e cmimeve te telefonise celulare. Keshtu deputetja e kesaj partie Olta Xhacka duke u ndalur ne nje ceshtje te tille denoncoi faktin se nje rritje e tille u be vetem me nje vendim te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas saj AKEP-ja injoroi vendimin e Ministrise se Ekonomise dhe ligjet e vendit ne dem te konsumatorit. Me daten 26 korrik AKEP-ja merr vendimin nr. 1348 per rritjen e tarifave te telefonise fikse ne te gjitha nivelet. Nje muaj me vone me 24 gusht ministri i Ekonomise i kthen pergjigje letres fillestare te AKEP-se duke theksuar se kjo rritje nuk merr parasysh ligjin Per mbrojtjen e konsumatorit- u shpreh ajo. Por po ne kete linje deputetja socialiste sqaroi se pavaresisht kerkeses se bere nga ministria e linje AKEP-ja nuk hoqi dore nga vendimi i saj duke bere qe rritjet pervec atyre brenda rrjetit te mbarten nga korriku. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurre kur jane ne loje interesat e nje pushtetari por kjo behet normale kur shkelen interesat e te gjithe shqiptareve. Ky eshte shteti i Sali Berishes sot ku interesat e shqiptareve jane te fundit ne liste pas atyre te pushtetareve - theksoi Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›