E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimoret bllokojne gjela deti ne panair

Inspektoret e sigurise ushqimore ne Ministrine e Bujqesise, ne bashkepunim me Policine Tatimore kane ndermarre nje aksion ne panairin e vitit te ri te hapur prane ish-ekspozites "Shqiperia Sot". Pervec cmimeve, kete radhe nen shenjestren e grupeve te kontrollit kane qene dhe standardet e peshes dhe ato te sigurise ushqimore. Aksionet kane perfunduar me sekuestrimin e nje sasie te konsiderueshme mallrash, kryesisht prodhime mishi dhe gjela deti te therur. Keto produkte, sipas tatimoreve dhe Ministrise se Bujqesise, nuk permbushnin standardet minimale te sigurise ushqimore dhe perbenin rrezik per shendetin e konsumatoreve. Drejtuesit e policise tatimore thane se aksionet do te vazhdojne gjate diteve te ardhshme. Nderkohe qe gjate ketij muaji edhe Inspektorati Sanitar ka kryer kontrolle te vazhdueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›