Tatimorët do padisin punëtorët e ARMO-s

Zyra e tatimorëve në Fier do të padisë sot në Prokurorinë e Rrethit punëtorët e kompanisë ARMO të cilët hynë një ditë më parë me forcë në ambjentet e rafinerisë së Fierit.
Drejtori i komanduar i tatimeve, Halil Lamaj tha se punëtorët nuk zbatuan vendimin duke hequr shiritat e bllokimit dhe duke nisur punën. Punëtorët e rafinerisë së Fierit dhe më pas ata të Ballshit, nisën që dje punën duke injoruar vendimin për bllokimin e kompanisë.
Ndërkaq drejtori i ARMO-s, Bledar Myftari tha se kompania do të vazhdojë me transportimin e bitumit pasi sipas tij, bllokimi i punës do të shkaktojë probleme në rafineri.