Konferenca Fetare, Meta- Rama shtrëngojnë duart

Të pranishëm në Konferencën Botërore Fetare ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë takuar. Ministri Meta i dha dorën Ramës ndërsa hyri në konferencë. Ky është takimi i parë Rama-Meta pas shumë vitesh. Në fjalën e tij në Konferencën Mbarëkombëtare për Harmoninë Fetare, ministri i Jashtëm Meta tha se bota e sotme ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim mes popujve dhe kulturave. Ilir Meta theksoi se falë kulturës sonë multi fetare dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare , konfliktet në Shqipëri janë anashkaluar.
Meta tha se Shqipëria e ka kthyer dialogun ndërfetar në një objektiv për stabilitetin rajonal. "Shqipëria është gjithashtu nismëtare e aleancës së qytetërimeve. Dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar përbën sfidë", shtoi ai.
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama në Konferencën Botërore Fetare tha se se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një vlerë për gjithë kombin. Sipas Ramës, bashëkjetesa fetare e ka zanafillën e saj ndër shekuj. Kryebashkiaku Rama tha se periudha komuniste i luftoi besimet fetare për të rrenjosur idealet komuniste. Sipas Ramës, çdo konflikt që bëhet në emër të fesë është ofendim.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në fjalën e tij në Konferencën Botërore Fetare u shpreh se dialogu fetar është mjet demokratik. Sipas tij, Mesdheu gjatë shekujve ka qenë një vend takimi dhe bashkëpunimi për bashkëjetëse paqësore. Topi tha se qytetarët duhet të pranojnë pluralizmin fetar, dhe të ndahet shteti nga feja në respekt të Kushtetutës. "Kam kënaqësi të sugjeroj modelin shqiptar si një shembull të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare", theksoi Presidenti.
I pyetur për situatën politike në vend, presidenti Topi tha se është i nevojshëm dialogu politik. "Duhet bashkëpunim dhe konsensus mes faktorëve politikë. Nuk mjafton vetëm shtrëngimi i duarve, por duhet substancë", theksoi ai.