Taullau: Vellane ma vrane per 500 mije euro
Tirane- Krimet e kryera nga anetaret e "Bandes se Lushnjes" me urdhrin e Aldo Bares, per te "vjele" gjoba dhe per te eliminuar kundershtaret e tyre, jane ritreguar serish dje ne seancen e radhes. Dy deshmitare kane treguar dje dy episode te ndryshme, momentin e vrasjes se Artur Dajes dhe ekzekutimin e Baki Taullait. Sajmir Taullau, i ka bere me dije trupit gjykues te Gjykates se Krimeve te Renda, te kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, se vellane e tij e kishte vrare Leonard Prifti, ky i fundit i vrare. "Eshte gjynah te them qe nuk i njoh keta persona. I njoh edhe per fytyra per shkak te presioneve qe shpesh i benin me telefon vellait tim, Bakiut. I kerkonin para. Por, presionet per t'i marre para nuk ia bene vetem nje here, por shume here. Presionet i beheshin per mua. Nuk di se cfare kishin me mua, pasi une nuk jam perplasur asnjehere me ta. Ne kohen kur filluan presionet per gjobat, une isha ne Itali. Sapo kisha dale nga burgu, kur u hapen burgjet gjate trazirave, ku gjendesha prej vitit 1993. Ika ne Greqi dhe me pas ne Itali", ka nisur te tregoje dje Taullau. Deshmitari ka treguar dje edhe gjobveniet e "bandes". "Une dhe vellezerit e mi, punonim bashke ne bizneset tona. Enver Dondollaku, Ilir Stergu e Leonard Prifti, e merrnin shpesh ne telefon vellane dhe i benin presion se do me vrisnin mua. Qe te mos e benin kete, ata i kerkonin nje shume eurosh. Nga sa me kane treguar mua, nje here i ka cuar vellai tjeter, Berti 10 mije euro, me pas ka pasur gjoba te tjera te vena, disa edhe te paguara. Por, Bakiu kishte nje veti qe nuk fliste shume. Te vetmit qe mund t'i kete treguar disa gjera ishte Berti, vellai tjeter, i cili rrinte edhe te karburanti i tij. Mbaj mend qe gjoba e fundit ka qene 500 mije euro, e cila nuk u pagua dhe solli vrasjen e vellait", vijoi rrefimin e tij deshmitari. Deshmitari i ka bere me dije trupit gjykues, se vellai i tij, Bakiu i ishte drejtuar edhe drejtorit te SHIK-ut, Xhevdet Zeqos, duke i treguar se cfare po i ndodhte. Mesohet se pas takimit, Zeqo e kishte nisur viktimen per ne zyren e shefit kunder terrorizmit ne qytetin e Fierit , ndersa denoncimin e radhes e ka bere ne kryeqytet. "Nga sa di une, sepse gjate kercenimeve te fundit kam qene ne Shqiperi, Bakiut i kishin kerkuar 500 mije euro ata te bandes, nderkohe qe ne te kundert i kerkonin letrat e nje toke qe kishte ne Tirane. Behet fjale per periudhen janar-shkurt 2005. Erdhi Ilir Stergu, me nje tjeter per t'ia kerkuar keto para. Madje me thirren edhe mua per nje kafe. Nje dite tjeter, kur isha te karburanti, me telefonuan dhe me thane se te "Varrezat e Deshmoreve", me priste Enver Dondollaku. Shkova, por aty nuk gjeta Dondollakun, por Leonard Priftin me pistolete ne dore. Me kerkoi Bakiun, ithashe se Bakiu ishte ne shtepi dhe telefonin e kisha lene ne lokal dhe nuk mund ta lajmeroja dot. Por po kthehesha ta lajmeroja dhe per gjysme ore do vija serish aty. Mora vellane ne telefon dhe i thashe te mos dilte ne takim dhe i tregova se cfare kishte ndodhur", ka theksuar dje Saimir Taullau. Ai i ka bere me dije gjykates se njehere tjeter, i kishin dhene 5 mije euro Eduard Demirit, te cilin e kishin fqinj, nderkohe qe ne nje rast ka cuar 6 mije euro te vellai i Aldo bares, Zyberi. Pas gjobave te njepasnjeshme, te pandehurit Ilir Stergu, Enver Dondollaku, Enver Borici dhe Arti Alicaj, i kane kerkuar vellait te tij, Bakiut takim me Alfred Shkurtin, i cili nuk kishte pranuar duke i vene ne dijeni se nuk kishte arsye per ta takuar. Me tej deshmitari theksoi se "naten qe po festonim fitoren e zgjedhjeve te qershorit 2005, ne sheshin ku ishim mbledhur, erdhi Leonard Prifti me nje kapele ne koke dhe nje djale tjeter biond. Prifti qelloi vellane tim Bakiun per vdekje, ndersa ai djali biond, m'u qep mua per te me vrare. U sulem nga ane te ndryshme per te shpetuar dhe me vone mesova per vrasjet".
"Pashe koken e Tur Dajes ne qese, duke e shetitur"
Qemal Haliti 80-vjec, vjehrri i motres se Artur Dajes, rivalit dhe vrasesi i vellait te Aldo Bares, ka treguar dje momentin kur pa koken e Dajes, duke shetitur ne qytet. I moshuari tregoi para gjykates takimet me te pandehurin Arben Borici, kercenimet ndaj tij dhe familjes per shkak te lidhjes se krushqise me Tur Dajen, kercenimet direkt nga Enver Dondollaku. "Ne vitin 1997-1998 kam jetuar ne lagjen "Clirimi" ne Lushnje. Artur Dajes i kam marre motren, per nuse djali. Nje dite isha duke shkuar te toka ne are, ku kam takuar vetem Arben Boricin. Ky me kerkoi adresen e Artur Dajes, vellait te nuses se djalit. I thashe qe nuk dija gje, me la afat tri dite per ta gjetur. Me pyeti edhe per djalin tim ku ishte, iu pergjigja ne Greqi apo Itali. Pas tri ditesh u perballem serish dhe me pyeten per adresen. U thashe qe nuk dija gje. Pasi iken 10 metra, doli Dondollaku nga fugoni i bardhe dhe me tha: -"Do e qash djalin". Nuk thashe gje dhe ika", ka nisur te rrefeje dje i moshuari. Me tej ai shtoi se "nje dite kam qene duke pire kafe kur me tha nje shitese cigaresh, se i ishte prere koka Tur Dajes. Pasi dolem nga lokali pashe keta djemte e "bandes", Arben Boricin, Ilir Stergun dhe te tjere me koken e tij te vendosur ne nje qese plastike, duke kaluar neper qendren e qytetit. Nuk i pashe vetem une por gjithe populli".
Te pandehurit
Arben Borici
Ilir Stergu,
Afrim Hoxha
Erion (Niko) Cici
Arjan Alico
Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)
Rexhep Gina