E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Situata në Ohër, fatkeqësi natyrore

''Kemi bërë të pamundurën, ndërkohë që jemi duke u përballur me natyrën. Shumë vende të pasura kanë luftuar me natyrën dhe kanë humbur'', theksoi ai, njoftojnë mediat vendase.

Gruevski tha më tej, se institucionet shtetërore kanë qenë në gatishmëri për parandalimin e përmbytjeve, shkaktuar nga niveli i lartë i ujit në liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi. Rritja e nivelit të liqenit të Ohrit, do të thotë më shumë shkarkime mbi Drinin e Zi, i cili mbush basenet ujëmbledhëse në tre hidrocentralet të ngritura mbi këtë lumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›