Tavo në Greqi: Thellim bashkëpunimit
Farmaceutika dhe menaxhimi spitalor janë dy fushat kryesore ku do të përqendrohet bashkëpunimi me Greqinë në të ardhmen. Mes dy shteteve pritet të thellohen marrëdhëniet e bashkëpunimit në shëndetësi. Kështu u ra dakord gjatë takimit që ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, pati me homologun grek, Andreas Lykourentzos, në kuadër të një vizite zyrtare disaditore në Greqi. Të dy ministrat ranë dakord për të ripërtërirë marrëveshjet e mëparshme ndërshtetërore mbi një bazë të re, duke u fokusuar në përkrahjen e nismave të përbashkëta, programeve të zhvillimit dhe shkëmbimin e ekspertizës në fusha të rëndësishme të shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Lykourentzos, e vuri theksin tekzbatimi i marrëveshjeve aktuale, ndërkohë nga ana tjetër propozoi në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit trajnime dhe shkëmbime eksperiencash për stafin mjekësor shqiptar dhe grek, përmes specializimeve afatgjata dhe afatshkurtra.