E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, arrestohen 8 anëtarët e familjes serbe për vjedhje

Francë - Policia franceze ka arrestuar tetë serbë të gjithë pjesëtarë të një familje , të dyshuar për një seri të vjedhjeve në rajonin e Parisit, kanë njoftuar sot mediat franceze.

Ka ndodhur të arrestohet një person, apo edhe dy nga një familje për vjedhje apo kriminalitet, ku pastaj pjesëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar falje apo është distancuar nga krimet e familjarëve të tyre. Por, aksioni i fundit i policisë franceze duke arrestuar një familje serbe komplet prek tetë persona për vjedhje, prandaj nuk ka kush as të kërkojë falje e as të distancohet, sepse e tërë familje ndodhet në burg ?! Nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë tillë në aktivitet kriminale as në operacionet policore, kanë shkruar mediat zvicerane, transmeton “Presheva Jonë”.

Policia duke i vendosur në burg, ata menjëherë kanë pohuar se i përkisnin të njëjtës familje serbe, të të specializuar për vjedhje të kryera në Francë, Zvicër, Spanjë dhe Belgjikë. Familja serbe kishte qenë e përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale, duke kryer më shumë se 100 vjedhje në 2009-2010 në Paris.

Gjatë aksionit policor, duke arrestuar në apartamentin e tyre policia ka gjetur dhe ka konfiskuar bizhuteri, orë, artikuj lëkure dhe luksoze, rroba firme dhe 23.000 euro e 78.000 franga zvicerane.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›