Tavo në Kopenhagen, takohet me drejtoreshën rajonale të OBSH-së
Ministri i Shëndetësisë ka marrë mbështetje për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e shëndetësisë nga drejtoresha rajonale e OBSH-së, Zsuzsanna Jakab. Tavo u takua me Jakab në kaudër të vizitës së tij zyrtare në Kopenhagen. Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit të tyre vlerësuan bashkëpunimin, duke siguruar që do të ketë vazhdimësi edhe në të ardhmen.
Duke ju referuar bashkëpunimit Tavo garantoi vijim të tij në përputhje me prioritetet e reformave në shëndetësi. Nga ana tjetër Jakab garantoi mbështetje të sistemit shëndetësor me mbulesë universale, për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe kontroll të sëmundjeve kronike.