E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo nuk ndalet: Shumicën e tenderave i marrin të afërmit e Vasilit. LSI: Po bëjnë debat konstruktiv

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka vijuar akuzat e tij ndaj ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke përdorur sërish si tribunë gazetën Panorama, e afërt me Metën. Kësaj here ai ka deklaruar se shumicën  e tenderave të ilaçeve i marrin të afërmit e Vasilit. Të bie në sy se kjo gazetë po e sulmon Vasilin jo vetëm përmes deklaratave të Tavos, por edhe duke përdorur gjendjen në spitale. Duket se është qëllim largimi i Vasilit. Është çudi që gazeta e LSI zbulon tani se gjendja në spitale është e mjerueshme. Ndërkohë, vetë Luan Rama, duke iu përgjigjur këtyre akuzave të forta që bëhen për korrupsion e abuzime, thotë se ai është një debat konstruktiv brenda LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›