Tavo:Garantim i të drejtave të minoriteteve

Deputeti i LSI-së dhe nënkryetari i Kuvendit Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me atë që tashmë mund të quhet debat për deklaratën e konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Ai ka kërkuar konsolidimin dhe respektimin e vlerave fondamentale të një shoqërie demokratike midis të cilave, padyshim është dhe respektimi dhe garantimi i të drejtave të minoriteteve .
Por Tavo ka bërë thirrje edhe për deklaratën e fundit të zv.kryetarit të KLD- së Kreshnik Spahiu.
Deklarata e Vangjel Tavos vjen pas reagimit të zv.kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu pas deklaratës së konsullit grek Theodhorus Ikonomu se në Korçë ka popullsi greke e cila nuk duhet të jetë e frikësuar që të deklarojë kombësinë. Spahiu bëri thirrje se duhet të ndalohen abuzimet me ndryshimet e kombësisë duke shtuar se është mjaft e turpshme lënia e kombësisë shqiptare për të marrë një kombësi tjetër.