E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta vijon të bëjë fushatë me bllokun e tij

PS ka akuzuar sot kryetarin e LSI-së, Ilir Meta se edhe publikimit të video-përgjimit, vazhdon të bëjë fushatë me bllokun e tij të korrupsionit.
 

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Olta Xhaçka ka theksuar se dorëheqja e Metës është vetëm një farsë, pasi sipas saj vazhdon të drejtojë sërish ministrinë e ekonomisë.

“Meta qarkullon nëpër Shqipëri dhe përpiqet të shesë favore përmes bllokut të tij. Meta u tregoi shqiptarëve se si mund të fitohen në 5 minuta 700 mijë euro nëse bashkëpunon në vjedhje me Berishën. Kjo nuk mund të mbyllet me një dorëheqje, për sa kohë Meta vazhdon të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë”, ka theksuar Xhaçka.
 

Sipas saj Meta në mënyrë të turpshme po bën fushatë për zgjedhjet lokale dhe ka shtuar se korrupsioni i tij dhe kryeministrit Berisha mban në këmbë qeverinë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›