Tbilisi: Putini po na provokon
“Vizita e Putinit në territoret e pushtuara të një vendi sovran është provokim”, njofton Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë.
Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi vizitën e parë në Abkazi, që nga koha kur Moska njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Putini premtoi burime të shtuara financiare për rajonin në fjalë.
"Vitin tjetër do të japim fonde shtesë në vlerë rreth 15 miliardë rubla për çështjet e sigurisë në Abkazi, për ngritjen e bazave tona ushtarake dhe për ngritjen e kufirit shtetëror”, tha Putin.
Më herët Putini kishte deklaruar se Gjeorgjia duhet të ketë nxjerrë mësime për rreziqet e përdorimit të forcës nga lufta e vitit të kaluar me Rusinë.