E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari izraelit: Sulm kundër Iranit?

Nën një fotografi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu pranë një avioni bombardues "F-15I", gazeta "Maariv" citonte zyrtarin, i cili shprehej se "Izraeli mund ta zhvillonte një sulm të tillë pa miratimin e SHBA-së", por shtohej se nuk kishte shumë kohë që një sulm i tillë të ishte efektiv.

As zyrtari, as gazeta nuk bënin komente mbi mundësinë që Netanjahu të urdhëronte një sulm të tillë, spekulim mbi të cilin mbetet një faktor i madh rreziku në vlerësimet e investitorëve për rajonin e Lindjes së Mesme dhe në tregjet energjetike globale.

Izraeli hodhi poshtë garancitë e Teheranit se ky i fundit po vepron vetëm me impiantet civile bërthamore dhe nuk pranon përjashtimin e alternativës ushtarake për mos lejuar kundërshtarin e tij islamik të zotërojë armë bërthamore, për të cilat shteti hebre shprehet se kërcënojnë vetë ekzistencën e tij.

Sulmet ajrore izraelite "mund të vonojnë për një kohë të konsiderueshme" një program të tillë armësh, citonte "Maariv" zyrtarin.

Kjo deklaratë është në të njëjtën linjë me vlerësimet e bëra në mënyrë të pavarur nga disa analistë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›