E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Berati, promovim i vlerave intelektuale që gëzon qyteti antik

05/03/2012  Një godinë moderne në harmoni me lashtësinë, flet presidenti Astrit Veliaj

BERAT - Që prej tre vjetësh në qytetin e lashtësisë së Beratit vijon të hedhë shtat një godinë moderne që në fakt duket sikur pohon për nga vendi i ndërtimin ndarjen e qytetin antik mbi 2400-vjeçar me Beratin modern. Ajo që të krijon shijen harmonike nga cilido këndvështrim është se ndërtesa gjigante në hijeshinë e ndërtimit arkitekturor, është se shkon në unitet me ndërtimet rreth saj dhe në përgjithësi me të gjithë qytetin. Në këtë rast mundet të them se vërtet me këtë godinë dhe me disa mikro të tilla për rreth tij, kanë bërë të mundur lulëzimin e qytetit urban, por që ndryshe nga të tjerat, kjo godinë sjell veç ndjesive pozitive teksa e vështron edhe ndikimin kyç në zhvillimin ekonomik po kështu dhe në formimin e një serie brezash intelektualësh. Ishte fillimi i vitit akademik universitar të 2008-2009-ës kur maturantët gjimnazistë apo të shkollave të tjera të mesme profesionale, vijonin me valixhet e mbushura me libra e veshmbathje të zbraznin qytetin e brishtë për t’u atashuar në universitetet shtetërore e ato private në metropolin shqiptar si dhe në qytetet e tjera të tij, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër etj. Pikërisht në këtë vit Presidenti i këtij universiteti, Astrit Veliaj, kishte mbledhur një grup arkitektësh e inxhinier teknik për të miratuar ndërtimin e një godine që do të shërbente për hapjen e auditorëve të një universiteti, i cili do t’ju vinte në ndihmë, jo vetëm maturantëve që po bëheshin gati të shtegtonin nga qyteti i tyre i dashur, por brenda tij do të mblidhte dhe shumë të tillë nga disa rrethe komshi të Beratit e më gjerë. Pikërisht sipas statistikave dhe pohimeve të presidenti të këtij universiteti, Astrit Veliaj, që në vitin e parë akademik u ulën në bankat e auditorve 950 student të nivelit të parë dhe 300 të tjerë të nivelit Master, ndërsa numri i tyre nga viti në vit akademik do ta çonte në këtë vit në mbi 4200 student të nivelit të parë pa llogaritur plus 35% të këtij numri në nivelin Master.

Fillimet e hedhjes së themeleve

Historia njerëzore nuk njeh lulëzim urban pa zhvillim ekonomik, sikurse nuk mund të ketë zhvillim pa ide, lidership dhe njerëz të kultivuar. E ardhmja e çdo qendre urbane imponon preokupim qytetar, aq më tepër Berati, qendër historike e ekzistencës shqiptare mijëvjeçare. Thuajse me këto fjalë do t’ju drejtohej grupin të studimit ato ditë të vitit 2008 presidenti i universitetit, Astrit Veliaj, ku në një godinë thuajse të rrënuar do të vendoseshin gurët e parë në themelet e godinës gjigante që për nga përmasat e shtatit të saj do t’ia kishin zilinë të kishin shumë qytete. Në ato ditë të vështira jo vetëm për presidentin Veliaj, por dhe për qytetarët qytetit të lashtësisë do të bënin të mundur instiktivisht dhe me ndërgjegje të plotë bashkimin, ashtu në unison për të mbrojtur Universitetin e porsalindur nga padronët lokal që në fakt hezitonin deri dhe për mos çeljen e saj. Në një opinion të tij në një të përditdhme shqipëtare, “Berati - Qyteti i së Ardhmes”, do të shkruante: “Hapi i parë është tejkalimi i rezistencës ndaj ndryshimit, të padronëve lokalë që i projektojnë qytetet në funksion të interesave personale.

Lufta kundër!

Ishte një moment i vështirë, kur investimi ynë, shpëtohet falë ndjeshmërisë dhe aktivizimit qytetar. Një lëvizje spontane e elitës lokale del në mbrojtje të interesave madhore të qytetit. Peticioni i tyre në mbrojtje të universitetit mblodhi firmat e mbi 25 mijë qytetarëve të krahinës. Aty kuptova se çfarë do të thotë traditë qytetare, inteligjencë e kultivuar ndër shekuj, dimension perëndimor, forcë e pjesëmarrjes komunitare në mbrojtje të interesave të përgjithshme. Berati po jepte një mesazh kombëtar, se: qyteti di të vetëmbrohet, di të frenojë përçapjet sunduese të disa “kokrrave”, të strehuar nën çadrën e politikës dhe se çdo biznesmen i ndershëm është i mirëpritur dhe i sigurt. Në atë kohë po vërtetoja një shprehje gjermane mesjetare “Qyteti ju fal lirinë”!. Berati po na jepte lirinë, të bënim ëndrrën realitet!

Për ndërtimin e këtij kompleksi universitar që nga dita në ditë vijon të hedhë shtat dhe t’i japë dhe një pamje madhështore ambientit për rreth dhe të gjithë qytetit kanë punuar arkitektë të njohur si atë e bir Bashkim e Gentjan Zahaj dhe emra të tjerë arkitektësh, inxhinierë e teknikë të mirëfilltë që në gërshetimin e punës në ndërtim bënë të mundur realizimin e një projekti gjigand jo vetëm nga përmasat, por edhe nga funksionimi dhe panorama. Mbështetur në disa fraza të presidentit A. Veliaj mundet të them se në këtë rast duhet theksuar se iniciativa u përkrah dhe gjeti mbështetje kjo bëri që orë pas ore, ditë pas dite e muaj pas muaj godina filloj të hedhë shtat dhe së bashku me të edhe studentët e parë u ulën në bankat e auditorëve për të marrë dijet nga mbi 280 pedagogë për mësimdhënie. Po kështu afrimi i profesorëve më të mirë drejt Universitetit të Beratit shënon një ndër arsyet madhore, që frenoi ikjen e rinisë drejt një rruge pa kthim. Në stafin akademik të këtij universiteti do të kishte ka dhe do të ketë emra të njohur si asistentë, pedagogë, Dr. shkencash, Prof. as. Profesor Dr. e shumë e shumë të tjerë pedagogë që japin nga viti i parë i këtij universiteti deri tek niveli master, të gjithë të mbështetur nga një administratë prej më shumë se 40 vetësh brenda së cilës janë asistentet e departamenteve, sekretaret mësimore, arshivistja, kancelaria, kryesekretarja, informacioni të gjitha të drejtuara nga administratorja Anila Kaja.

Brenda ambienteve komode të godinës 5 katëshe ndodhen salla leksionesh, seminaresh e konferencash ku marrin dije dhe përgatiten intelektualët e ardhshme për zhvillimin e një shoqërie bashkëkohore mbi 4000 studentë. Në aspektin e promovimit të qytetit është e udhës shton në citimet e tij Veliaj, të flasim pak edhe për arkitekturën, harmonizimin e së vjetrës me të renë. Qyteti është i dashur dhe mikpritës edhe në këtë aspekt. Kalaja, lagjja “Mangalem”, Ura e Goricës, dhe lagja me të njëjtin emër, objektet e kultit, Parku Kombëtar i Tomorit, krijojnë panoramën unike për të cilën ka nevojë si: biznesmeni, akademiku, politikani dhe çdo familje shqiptare dhe e huaj. I gjithë ky pejisazh historik dhe natyror, ringjallen me universitetin. Universiteti i Beratit, pjesë e rrjetit kombëtar të “Albanian University”, vjen jo vetëm si qendër akademike, por edhe si vlerë arkitekturore, që shton potencialin turistik. Qendra e Beratit vitalizohet nëpërmjet një arkitekture neoklasike kohezive dhe plotësuese me vlerat më të vyera të së shkuarës. Godina qendrore që është në përfundim, por dhe ndërtesat e tjera të parashikuara si biblioteka, rektorati, Kulla e Beratit dhe ora universitare në të, amfiteatri i kulturës beratase, poliklinika universitare, do të krijojnë një qendër bashkëkohore ku do takohen vlerat e antikitetit greko-iliro-romak nën një ringjallje të stilit perëndimor. Më tej Veliaj shton: Së fundi dëshiroj të përmend dhe një pikë të fortë të Beratit: Infrastruktura. Boshti i Jugut, investimi më dobiprurës në histori, i ndonjë qeverie shqiptare, nxjerr krahinën e Beratit nga një zonë e harruar, në një qendër me pozicion gjeo-ekonomik strategjik. E baraslarguar si nga kryeqyteti, ashtu dhe nga qytetet kryesore të Juglindjes dhe Jugperëndimit, ky është vendi ideal për instalimin e industrisë së lehtë, ushqimore, përpunuese, veshmbathjes dhe teknologjisë së informacionit. Kudo në botë, provincat kanë një pagesë të punës rreth 30-40% më të lirë se metropolet. Berati, me njerëzit e tij të mirëarsimuar, përbën një avantazh në fushën e investimit. Sipërmarrësit kanë mundësi të prodhojnë me kosto më të lirë dhe t’i afrojnë produktet në tregun kryeqytetas, i cili do jetë vetëm një orë larg me infrastrukturën e re të Boshtit të Jugut, brenda të cilit bënë pjesën kryesore dhe qyteti antik i Beratit.

Së fundmi, citon në një të përditshme shqiptare Veliaj: “Një shkrim është i pamjaftueshëm për të përshkruar pasuritë e Beratit, oportunitetet e tij, por disa nga faktet e sipërpërmendura janë domethënëse. Historia, arkitektura, pjesëmarrja qytetare, universiteti dhe kapitali intelektual, pozicioni gjeografik dhe infrastruktura ndërlidhëse me rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare, mikpritja ndaj biznesit dhe të huajit, janë faktorë potencialë që garantojnë parashikimet tona për zhvillime të qëndrueshme në kohë dhe kthimin e Beratit në një qendër evropiane të së ardhmes”.

Misioni, risia për rajonin dhe vlerat e Universitetit të Beratit

- Historiku

- Programet e Studimit

Misioni, risia për rajonin, dhe vlerat e “Universitetit të Beratit”

Misioni i Universitetit të Beratit është zhvillimi dhe zgjerimi i kufijve të njohjes përmes arsimit më të mirë, rritjes intelektuale, sociale e kulturore të studentëve, duke kontribuar në dobi të komunitetit me aspiratën e një mjedisi intelektual që nxit mendimin kritik, krijues, me vlera, parime dhe etikë akademike institucionale. Si një universitet privat, por me një mision të rëndësishëm publik, Universiteti i Beratit stimulon studentët në zhvillimin e hulumtimeve dhe reflektimeve për çështjet e rëndësishme të komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar, nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe programeve moderne të studimit. Themelimi i Universitetit të Beratit synon zhvillimin e rajonit nëpërmjet krijimit të mundësisë më të mirë të ofruar ndonjëherë, mundësisë për të ofruar një arsim të cilësisë së lartë, për të kontribuar në promovimin e mjedisit të ri kulturor dhe intelektual, për të ndikuar në zhvillimin potencial të Beratit dhe prefekturave përreth, për promovimin dhe rritjen e vlerave arsimdashëse të qytetit, i cili mbart një traditë dhe një trashëgimi historiko-kulturore mijëravjeçare, për përgatitjen solide jo vetëm teorike, por edhe praktike të studentëve, të cilët studiojnë në të.

Historiku i Universitetit të Beratit

Universiteti i Beratit është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë.

Licencuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 697 të datës 18.06.2009, ai hapi dyert në vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi në dy fakultete: Fakultetin e Shkencave Shoqërore me Programet Mësimore në Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Përgjithshme, si edhe Fakultetin e Ekonomisë me Programet Mësimore në Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes. Gjatë vitit të parë akademik, ndoqën studimet rreth 1000 studentë. Një vit më vonë ky institucion ofroi diploma të reja universitare në programet mësimore: Mësuesi për Arsim Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kështu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive. Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentë në ciklin e parë të studimit. Që në vitin e parë të krijimit të tij dhe në vazhdim, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor. Universiteti i Beratit në bashkëpunim me Konsullatën Italiane akredituar në Shqipëri zhvilloi Konferencën me temë: “Lufta kundër Krimit të Organizuar” në muajin maj, në të cilën referuan Konsulli i Republikës Italiane i akredituar në Shqipëri, si edhe Drejtues të Departamentit të Shkencave Juridike. Për të përmbushur aktivitetin akademik dhe ekstrakurrikular në qershor zhvillohet “Konferenca mbi Median dhe Aktualiteti” e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore. Nëpërmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe shkëmbimit, Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve, të cilat do të konsolidojnë edhe njëherë qëllimin e tij parësor, atë të zhvillimit shkencor dhe kërkimor drejt cilësisë më të mirë.

Programet e studimit

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Inxhinierive dhe Arkitekturës

Programet e studimit të ciklit të dytë

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Vlerat tek të cilat besojmë:

• Cilësia në çdo iniciativë akademik

• Integriteti dhe korrektësia organizative

• Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja në vendimmarrje

• Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria në arritjen e standardeve arsimore

• Përgjegjshmëri dhe liri akademike.

• Ruajtja e etikës dhe krijimi i besueshmërisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›