Te Porta e Lartë

Diplomacia turke po e rrit dita-ditës ndikimin e saj në Ballkan dhe më gjerë, duke ndërtuar raporte të forta ekonomike e politike me vendet që një shekull më parë sundoheshin nga Perandoria Osmane.
Në këtë kontekst, Shteti i Kosovës, duket një lojtar i rëndësishëm për Ankaranë.
Që prej pavarësimit, por edhe vite më parë, Republika e Turqisë ka qenë një mbështetëse e madhe e popullit të Kosovës. Shpeshherë, diplomacia turke ka luajtur edhe rolin e “Vëllait të Madh”.
Kështu u sollën autoritetet e Turqisë edhe dy ditët e fundit, kur Kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrave të tij iu rezervuan një pritje të ngrohtë në Ankara dhe Stamboll. Më këtë rast, u dhanë edhe shumë premtime, u nënshkruan një sërë marrëveshjesh të tregtisë, transportit, arsimit dhe bujqësisë.
Mbi të gjitha, kjo vizitë do të betonojë miqësinë mes dy popujve.
Mediat turke, duke u thirrur në burimet e tyre, kanë shpalosur detaje nga takimet e zyrtarëve turq me ata kosovarë, duke potencuar fuqishëm qëllimet e Turqisë për t’i ndihmuar Kosovës në shtimin e numërimit të njohjeve.
“YeniSafak” shkruan se Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me Hashim Thaçin u ka telefonuar disa shtetarëve, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si “diplomaci të telefonit”, një model që Kryeministri turk e ka përdorur edhe në raste të tjera.
Gazeta shkruan se Erdogan bisedoi për disa çaste me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, atë të Sirisë, Bashar al-Asad, Emirin e Katarit, Al-Thani dhe Kryeministrin e Greqisë, Jorgos Papandreu. Po ashtu, ai bisedoi edhe me Presidentin e Libisë.
Pas takimit, Kryeministri turk tha se bisedat e tij telefonike kanë pasur sukses.
“Mikun tim - Thaçin, Siria dhe Greqia e kanë ftuar të diskutojnë për çështjen e njohjes. Besojmë se do të ketë rezultate pozitive”, ka thënë ai.
Takimi Thaçi-Erdogan ka zgjatur dy orë e gjysmë, megjithëse ishte menduar të zgjaste shumë më pak.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Predrag Simic, ka thënë se Turqia në afrimin e saj ndaj Ballkanit si prioritet të saj ka përkrahjen e qeverive në Sarajevë dhe Prishtinë. Sipas tij, Ankaraja në tërë këtë nuk sheh ndonjë kundërthënie me politikën që është duke e bërë ndaj Beogradit, por është duke tentuar të krijojë një rol ndërmjetësuesi.
Duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Erdogan se Turqia do të bëjë gjithë çka është e mundur që të përkrahë Kosovën në lobim për pavarësi, Simic ka thënë se Turqia pretendon se mund ta luajë rolin e ndërmjetësit.
“Kjo është kështu nga pikëpamja turke. A është kjo në interes të Beogradit dhe të drejtësisë së tij për të mos hequr dorë nga integritetit dhe sovranitetit mbi Kosovën, mbetet të shihet. Sidoqoftë, Turqia mbetet një partner kompleks”, ka thënë Simic.
“Se Turqia po kthehet në Ballkan, kjo është e dukshme nga paraqitjet e saj ndaj Sarajevës dhe Prishtinës, e më vonë edhe ndaj Beogradit, duke filluar edhe nga nënshkrimi i deklaratës së Stambollit mes presidentëve Tadic, Silajdzic dhe Gul”, ka thënë ai.
Sido që të jetë, duket se Prishtina po ndihet mirë në rolin e një vendi mik të Turqisë, një shtet ky anëtar i NATO’s dhe plotësisht sekular.
(Shkrimin, të plotë, mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)