E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për drogë dhe kanosje për vrasje, arrestohen 3 persona

Policia e Shtetit ka finalizuar 3 operacione gjatë 24 orëve të fundit për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacionet u finalizuan si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me homologët e rrjetit ENFAST.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

– Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

– Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

– Ahmad Farhan, 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›