E Hënë, 2 Nëntor 2026

5 të arrestuar! Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Liam Payne

Liam Payne, humbi jetën pasi ra nga një ballkon i hotelit “Casa Sur” në Buenos Aires, Argjentinë.

Hetimet për vdekjen e tij kanë zbuluar se ai u nda nga jeta pas konsumimit të drogës, dhe shkaku mjekësor i vdekjes është shpallur si “polytrauma”, një term që nënkupton lëndime traumatike të trupit.

Një hetim i zhvilluar nga autoritetet argjentinase ka çuar në akuzat ndaj pesë personave për vdekjen e këngëtarit. Ata përfshijnë menaxheren e hotelit, një recepsionist dhe një mik të këngëtarit, të cilët janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ndër ta janë Gilda Martin, menaxhere e hotelit Casa Sur, Esteban Grassi, recepsionist i hotelit, dhe Roger Nores, mik i Payne.

Një seancë dëgjimore, e mbajtur më 17 dhjetor, theksoi se hetimi mund të marrë kohë të mëtejshme për të zbuluar me saktësi rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›