E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të apasionuarit pas natyrës – Maja e Vajushës në Malësi të Madhe, destinacioni ideal për të pushuar

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, është një destinacion joshës për të apasionuarit pas natyrës dhe sporteve dimërore. Lëpusha mbetet një nga bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për udhëtim të paharrueshëm.

Udhërrëfyesi Mirsad Basha i cili është ndër të parët që e ka eksploruar Majën e Vajushës, tregon se aty ke mundësi të shumta për të pushuar sepse është një shteg me burime të shumta.

“Është një fshat malor i mrekullueshëm. Shtegu kryesor është  Maja e Vajushës. Është një pikë interesante pasi rrugës ka burime uji, boronica. Vitet e fundit ka pasur më shumë turistë” shprehet ai.

Nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj, ku në vitet e fundit është shtuar interesi për ta parë nga afër atë, si nga të huajt ashtu edhe vendasit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›