E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të ardhurat buxhetore rriten ndjeshëm, Malaj: 4 miliardë euro të mbledhura në janar–korrik 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatimet, doganat dhe kontributet gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti arritën rreth 4 miliardë euro ose 382 milionë euro më shumë në krahasim me janar–korrik 2024.

Malaj bëri të ditur se të ardhurat nga Administrata Tatimore arritën në 1,5 miliardë euro ose 204,6 milionë euro më të larta gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa nga Administrata Doganore gjatë kësaj periudhe u mblodhën në buxhet 1,4 miliardë euro ose 57,9 milionë euro më shumë se në 7-mujorin e 2024-ës.

Për të njëjtën periudhë, të ardhurat nga kontributet rezultojnë 1,1 miliardë euro ose 120,2 milionë euro më shumë se në 7-mujorin e 2024-ës.

Nga ana tjetër qarkullimi i biznesit llogaritet me një rritje prej 620 milionë eurosh krahasuar me janar–korrik të vitit që lamë pas.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›