Te ardhurat e buxhetit, negative ne tetor

Buxheti i shtetit realizoi 24.4 miliarde leke te ardhura gjate muajit tetor te ketij viti, shifer kjo rreth 2.4 per qind me e ulet se tetori i vitit te kaluar dhe nje nga muajt me te keqij te shenuar kete vit, behet e ditur nga te dhenat operative te publikuara nga Ministria e Financave.
Ecuria e keqe e te ardhurave buxhetore duket se eshte shkaktuar veçanerisht nga renia e ndjeshme e importeve gjate tetorit, gje qe ka ndikuar negativisht edhe ne te ardhurat fiskale qe mblidhen nga administrata doganore.
Te ardhurat per periudhen janar-tetor qene 245.6 miliarde leke, me nje rritje prej vetem 4.3 per qind ne raport me vitin e kaluar.
Plani buxhetor i ketij viti parashikonte rritje te te ardhurave me 15 per qind ne krahasim me vitin 2008.
Ritmi i rritjes se te ardhurave ne fakt ka qene ne reduktim te vazhdueshem nga muaji ne muaj, gje qe deshmon per shtim te pasojave te krizes ekonomike ne vendin tone.