“Nuk ka vakum ligjesh, Parlamenti është në punë”
04/12/2009 Kryeministri Sali Berisha flet mbi nevojën e votave të opozitës në Parlament
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se mungesa e opozitës në Parlament nuk ka ndikuar në aktivitetin parlamentar dhe në miratimin e ligjeve. Kreu i qeverisë ka vlerësuar se në Kushtetutë është sanksionuar se një mazhorancë parlamentare përbëhet nga 50+1 të deputetëve, pra në rastin e Parlamentit shqiptar puna mund të vazhdojë normalisht me 71 deputetë. Shefi i ekzekutivit, gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka bërë të qartë se në Shqipëri dhe në të gjitha vendet demokratike në botë mund të punohet me 72, 73 dhe 74 deputetë. Me këtë deklaratë Kryeministri Berisha ka dashur të nënvizojë se mungesa e opozitës në jetën parlamentare nuk ka cenuar aspak përgatitjen, diskutimin dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme. Ai ka pohuar se opozita padyshim që është e rëndësishme në Parlament, por në mënyrë kategorike pakica parlamentare nuk mund t’i imponohet mazhorancës. I pyetur mbi mungesën e 84 votave, për të votuar ligje, të cilat kërkojnë me patjetër shumicë të cilësuar, Kryeministri tha se vendi ka ligje mjaft të mira. “Ne nuk kemi vakum ligjor”, ka qenë përgjigja e prerë e Kryeministrit. Ai deklaroi se gjatë këtyre muajve të kësaj legjislature të re, dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit është bërë një punë voluminoze, komisionet parlamentare punojnë me kapacitet të plotë dhe se në çdo seancë plenare votohen ligje. Ai kujtoi se opozita, gjatë legjislaturës së kaluar ka qenë pjesëmarrëse në reforma, por për shumë ligje të rëndësishme ka votuar kundër. Ai kujtoi refuzimin e opozitës për të votuar ligjin për krijimin e Gjykatave Administrative. “Ka votuar kundër shumë akteve të rëndësishme për integrimin. Tani nëse nuk do të votojë bashkë me qeverinë, kjo është punë e saj”, tha kreu i qeverisë. Kryeministri, i pyetur mbi fatin e mandateve të deputetëve të opozitës, tha se do të respektohet në germë Kushtetuta e vendit, pasi kjo nuk është përgjegjësi e tij personale, por detyrim ligjor. Por, shefi i ekzekutivit, referuar bojkotit deklaroi se është pikërisht grupi punisto-mafioz i drejtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh i Partisë Socialiste, bëjnë çmos për të rrëzuar këtë mazhoranca, të dalë nga vota e pastër dhe e njohur nga mbi 20 mijë komisionerë socialistë, duke nisur nga komisionet e niveleve të dyta e të treta e deri tek ata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Berisha refuzoi në mënyrë kategorike plotësimin e kërkesës së opozitës për hapje të kutive të votimit dhe rinumërim të votave, pasi zgjedhjet janë një çështje e mbyllur dhe për votat ka një vendim gjykate, që nuk mund të shkelet. Ndërkohë, pyetur për protestat Berisha tha: “Të provojnë të më rrëzojnë me protesta. Po të jenë të qeta do respektohen, por nëse do jenë të dhunshme vetëm një person do jetë përgjegjës dhe ai do jetë Edi Rama”.
Rrogat e deputetëve
Kryeministri pranoi se disa prej deputetëve të opozitës, të cilët gjenden jashtë Parlamentit, për shkak të bojkotit që opozita ka ndërmarrë, janë në gjendje vërtetë të vështirë ekonomike. Por, ai theksoi se janë shumë të tjerë që janë miliarderë dhe që i japin nga 2 milionë lekë (të vjetra) në muaj, për të respektuar bojkotin. Berisha tha se ata mund të përfitojnë statusin e ish-deputetit e të trajtohen me rrogë, por vetëm pasi të kenë deklaruar se dëshirojnë një gjë të tillë. “Absolutisht disa janë në kushte të vështira ekonomie, por rrogën time nuk ia jap dot. Të marrin statusin e ish-deputetit”, tha Berisha.
Dëshmitar në Gjykatë
Kryeministri Berisha ka vlerësuar si një shpifje ordinere akuzën që kryetari i PS-së i ka bërë se gjatë diktaturës komuniste ka mundësuar burgosjen e dikujt. “Kurrë në jetën time. Të nxjerrë emrin për këtë shpifje ordinere. Asnjë njeri i vetëm nuk është internuar nga unë dhe kolegët e mi”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Ai ka pranuar se gjatë aktivitetit të tij si mjek ka trajtuar me të njëjtat ndjenja si byroistët, ashtu edhe të dënuarit, pasi ka respektuar profesionin e mjekut. “Për mua para mjekut dhe Zotit njerëzit janë të barabartë. Kam pasur përkushtimin total si mjek”, deklaroi Kryeministri Berisha.
Fëmijët në politikë
Shefi i ekzekutivit tha se fëmijët e tij mund të hynë në politikë, duke u bërë pjesë padyshim të PD-së, por vetëm duke respektuar të gjitha kriteret e caktuara për të bërë karrierë në këtë forcë politike. Berisha deklaroi se nuk ndërhyn në vendimmarrjen e vajzës dhe djalit të tij. “Që nga viti 1990 e deri në shkollim kanë qenë pjesë çdo ditë në grevat e mitingjet e PD-së. Ata kanë investuar në PD. Derën e kanë të hapur e kur të duan mund të bëhen pjesë, por sipas kushteve. Nuk gjykoj se duhen inkurajuar, pasi nëse do e bëja do krijoja përshtypjen se do i jepja mbështetje. Mbiemri është mbështetje, por edhe përgjegjësi”, tha ai. Sipas tij, asnjë prej tyre nuk i ka transmetuar dëshirën për të hyrë në politikë. Kryeministri tha se ata nuk kanë bërë presione për vendimmarrjen e tij politike.
Negociatori i huaj
Kryeministri Berisha ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës aktuale politike nuk është ofruar askush për të negociuar mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i qeverisë theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar me krerë të institucioneve ndërkombëtare dhe kryetarë qeverish, ka marrë mesazhin se kutitë e votimit nuk mund të hapen dhe se nuk mund të shkelen vendimet e gjykatës, në lidhje me zgjedhjet. Berisha tha se ka pasur një negociator për të zgjidhur krizën politike në prag të zgjedhjeve lokale të 2007-s. Kryeministri bëri me dije se negociatori në fjalë i kishte thënë se kryesocialisti Rama gjatë një bisede tha se: “Do të vriste veten”. “Nuk janë shaka. E kam me shkrim. I thashë jo, se nuk doja të ishim bashkëpunëtor në vetëvrasje”, deklaroi Kryeministri Berisha.