E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat e pakta, gjelat e detit mbeten “stok”

Edhe këtë vit fermerë të Zadrimës kanë nxjerrë ne shitje tufa të medha me gjela deti. Por shitja e tyre është në shifra tepër të ulëta. Blerës të ndryshëm janë shprehur se mungesa e të ardhurave të mjaftueshme është bërë pengesë 

LEZHE-Gjeli tradicional i tavolinës në natën e ndërrimit të viteve nuk do të jetë i mundur për të gjithë. Përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër tufa te medha me gjelë deti, si nje tradite e zones se Zadrimes, ofrohen per kalimtaret e ndryshem, por shitja e tyre eshte ne shifra teper te ulet. Tregtaret ankohen per mungese tregu, duke u shprehur se kane punuar per 12 muaj per kete dite, por nuk po arrijne te mbulojne as kostot.
Bleres te ndryshem jane shprehur se cmimet nuk jane te larta, por mungesa e te ardhurave te mjaftueshme eshte bere pengese per posedimin e gjelit tradiocional ne naten e nderrimit te viteve.
Prej vitesh zona e Zadrimes ne rrethin e Lezhes e ka kthyer kultivimin e gjelit te detit ne nje burim te ardhurash, por mungesa e tregut mund te preke kete sektor. Rritja e kostove per rritjen e gjelit te detit, mungesa e tregut dhe mos rritja e cmimit per kete shpend, ka ulur edhe numrin e fermereve te cilet kerkojne te mbarshtojne gjelin e detit ne Zadrime te Lezhes.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›