E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, një familje lushnjare kërkon ndihmë

Në prag të festave të fundvitit, familja e përbërë prej 6 personash është thuajse në qiell të hapur. Te lene ne harrese dhe pa perkrahje, ata karkojne ndihme nga shteti per te ndryshuar sado pak kushtet e jetesës 

LUSHNJE-Familja e Agron Mitës në fshatin Imsh të rrethit të Lushnjës jeton në kushte tepër të rënda ekonomike. Në prag të festave të fundvitit, familja e përbërë prej 6 personash është thuajse në qiell të hapur. Shtëpia ku ata banojnë, nëse mund të quhet e tillë, është ndërtuar në vitin 1961 dhe thuajse është e shkatërruar pasi gjysma e saj është shembur. Gjendja ekonomike e kësaj familje është shume e rënde pasi nuk kane asnje te ardhur. Kryefamiljari dhe bashkeshortja e tij Gjena thone se vec semundjeve që kane, ata flenë 6 vete ne nje dhome. Ne keto kushte shprehen ata nuk mund te jetohet.
Si pasoje e kushteve te renda ekonomike, kjo familje dy muaj me pare perjetoi nje tjeter ankth pasi djali i madh, Marsidi, ishte nje prej te mbijetuarve ne tragjedine e Butrintit. Ai ishte nisur për në Greqi se bashku me shokun e tij Ndricim Myftarin, i cili humbi jeten.
Gjyshja e femijeve thote se kur eshte kohe e keqe te gjithe pjestaret e familjes jetojne me friken se nga casti ne cast shtepia e tyre mund te shembet.
Te lene ne harrese dhe pa perkrahje, ata karkojne ndihme nga shteti per te ndryshuar sado pak kushtet e jetesës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›