E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ardhurat nga Liga e Kampioneve

Perpos qe shpenzojne shume ne transferimin e futbollisteve klubet e medha evropiane mbeshteten edhe ne te ardhurat nga Liga e Kampioneve te cilat shumekujt nuk iu bien ne mend.

Sajti i sport-biznesit StageUp e ka bere nje analize rreth te ardhurave te klubeve evropiane nga Federata Nderkombetare e Futbollit UEFA. Klasifikimi dominohet nga klubet angleze.

Ne krye te tij eshte Manchester United i cili ne shtate sezonet e fundit te Liges se Kampioneve ka perfituar 2166 milione euro perpara dy klubeve te tjera nga Premierliga Chelsea 2159 milione e Arsenal 1892.

Nese ketyre klubeve iu bashkohet edhe Liverpool po ashtu pjesemarres i rregullt i ketij kompeticioni ne sezonet e fundit atehere del se mesatarja e klubeve angleze qe kane thithur para nga UEFA eshte 1953 milione.

Pozita e katert i takon kampionit aktual te Evropes Inter i cili nga sezoni 2003/2004 ka perfituar nga kontributet dhe shperblimet e UEFA-s 1745 milione euro. Ne pergjithesi shtate klubet italiane Inter Milan Roma Juventus Fiorentina Lazio e Udinese kane perfituar nje mesatare prej 846 milione per koke.

I pesti eshte klubi francez Lyon qe ne kete periudhe u pasurua me 1679 milione euro i ndjekur nga kampioni i Spanjes Barcelona 1677. Ne kete periudhe nga Spanja kane marre pjese 10 klube keshtu qe mesatarja e perfitimeve te klubeve nga ky vend eshte 535 milione.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›