E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 4 synim i Liverpoolit

Portieri i Liverpoolit Jose Reina insiston se Reds mund ta kapin poziten e kater ne Premierlige kete sezon te cilen pa dyshim e kerkojne pronaret e ketij klubi.

Spanjolli e di se ekipi i Roy Hodgsonit duhet te permiresohet pas barazimit te se dieles ndaj Birminghamit i cili e la ish-ekipin e Rafa Benitezit me vetem nje fitore ne kater ndeshjet e para te liges.

Ne hapesiren prej dy muajve te klubi anglez pati plot risi Hodgson e zevendesoi Rafael Benitezin mesfushori argjentinas Javier Mascherano levizi drejt Barcelones ndersa pronaret Tom Hicks e George Gillett ishin te paafte te gjenin buxhet per klubin.

Liverpool aktualisht eshte 7 pike prapa liderit Chelsea vetem kater xhiro pasi filloi kampionati. Reina e pranon se lufta per titull eshte e larget por beson se menaxheri Hodgson mund ta riktheje gezimin e dikurshem te klubit pasi te rregullohet ceshtja e pronesise.

Njerezit nuk mund te kerkojne per momentin qe ta fitojme ligen ose te futemi ne Top 4. Ketu kane ardhur futbolliste te rinj dhe kishte ndryshim sistemi. Ka shume klube te mira dhe objektiv yni eshte qe te ngrihemi lart por duhet te jemi realiste. Te shohim ne fund se cka mund te arrijme tha Reina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›