E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të ardhurat nga TVSH, 11,3 miliardë lekë në janar, 34,2% më shumë se në janar 2024

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Të ardhurat e arkëtuar (neto) nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), u realizuan në masën 11,3 miliardë lekë gjatë muajit janar të këtij viti.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura gjatë muajit janar janë 2,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me 34,2%.

MF bën të ditur se, rimbursimet për periudhën Janar 2025, janë realizuar në shifrën 710 milionë lekë, në përputhje me planin e periudhës.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›