E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ardhurat per fryme ne 2008, rriten me mbi 860 dollare

Te ardhurat per fryme gjate vitit 2008 pesuan nje rritje me 867 dollare per person. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave ne fund te vitit qe shkoi, Prodhimi Brendshem Bruto per fryme arriti ne 4202 dollare per fryme nga 3153 dollare qe ishte ne fund te vitit qe shkoi. Ne fakt nje pjese e madhe e kesaj rritjeje, vec rritjes reale te ekonomise, i takon edhe kursit te kembimit. Pasi te ardhurat per fryme ne vendin tone raportohen ne dollare ndersa aktiviteti ekonomik matet me monedhen vendase, lekun. Keshtu per shkak te dobesimit te USD vitin qe shkoi PBB per fryme, pesoi rritje gjate konvertimit, te rritjes ekonomike nga leke ne dollare. Deri ne vitin 2006, Shqiperia ka pasur ritme me te uleta te rritjes ekonomike ne krahasim me mesataren e vendeve te Evropes Juglindore (EJL), zone e cila shenoi nje rritje prej 6.8% ne vitin 2006, ne krahasim me rreth 5% qe ishte rritja ekonomike e Shqiperise. Por, situata ka ndryshuar disi pas ketij viti. Thomson Financial Datastream, (Vienna institute for international Economic Studies) dhe Raiffeisen RESEARCH, parashikojne se ne vitin 2009 Shqiperia pritet te kete ritmet me te larta ne krahasim me te gjitha rritjet rajonale. Shqiperia se bashku me Rumanine dhe Malin e Zi kane pasur ritmet me te larta te rritjes gjate vitit 2007. Nderkohe qe parashikimet flasin per nje tendence pozitive gjate viteve ne vazhdim. Mirepo per shkak te krizes globale, pritet qe rritja ekonomike e vendit per pasoje edhe te ardhurat per fryme te keni nje ngadalesim. Parashikimi me pesimiste i dhene per rritjen ekonomike te Shqiperise nga Fondi Monetar Nderkombetar, eshte se rritja ekonomike e Shqiperise nuk do te jete me shume se 3 per qind. Te ardhurat mesatare ne USD per fryme te Prodhimit te Brendshem Bruto ne 14 vitet e fundit ne vend, kane shenuar rritje. Me perjashtim te vitit 1997, kur keto te ardhura shenuan nje renie te ndjeshme, si pasoje e humbjes se rreth 1.2 miliarde dollareve ne skemat piramidale, gjate viteve te tjera rritja e te ardhurave ka ardhur gradualisht ne rritje.

Te ardhurat per fryme nga viti 2000

Viti PBB per fryme

2000 1.332.6

2001 1.421

2002 1.510

2003 1.950

2004 2.560

2005 2.336

2006 2.883

2007 3.153

2008 4.202


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›