Bastisja e Kadastres, asnje gjurme ne zyra
SARANDE- Vjedhja spektakolare e zyrave te Kadastres ne Sarande mengjesin e se shtunes, nuk ka ende nje person te ndaluar apo te dyshuar. Zhdukja e kasafortes mbi 80 kg, ku ishin kycur tere dosjet dhe librat e tapive, ka vene ne alarm autoritetet vendore dhe policine. Grupi hetimor ka ne perberje te tij eksperte te Kriminalistikes, Policise Gjyqesore dhe prokurore, ndersa nuk jepet asnje emer personi per te cilin mendohet se ka kryer krimin. Diten e djeshme, pergjegjesi i kesaj zyre, Taip Madani, eshte marre per ore te tera ne pyetje dhe ka bere denoncimin me shkrim. Ai deklaroi se i gjeti zyrat e permbysura dhe kasaforten jo ne vendin e saj, ku ishin zhdukur te gjitha dosjet e pronave te regjistruara. Aty ka pasur materiale te pa zevendesueshme dhe me vlera, kurse autoret per te realizuar sulmin, kane demtuar deren kryesore. Ekspertet nuk munden te gjenin asnje gjurme ne vendngjarje, duke nxjerre ne pah se autoret jane profesioniste. Pista kryesore mesohet se eshte zhdukja e dokumenteve per te mos zbardhur me pronaret e pasurive te patundshme, dhe eliminimi i dokumenteve te origjines. Po keshtu hetohen edhe veprimet e kundraligjshme me ndarjen e tokave dhe trojeve ne kete zone turistike pas vitit '90-te.
B.Bejko
B.Bejko