E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ardhurat tatimore arrijnë në 41,3 miliardë lekë në gusht, rritje 11,2% në një vit

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Të ardhurat totale neto të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve arritën në 41,3 miliardë lekë gjatë muajit gusht 2026, duke tejkaluar planin mujor dhe nivelin e arkëtimeve të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga administrata tatimore, të ardhurat e gushtit rezultuan 0,5 miliardë lekë, ose 1,3% mbi planin e përcaktuar për muajin.

Në raport me gushtin e vitit 2025, të ardhurat u rritën me 4,2 miliardë lekë, ose 11,2%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e lidh këtë ecuri me përmirësimin e administrimit tatimor dhe masat e ndërmarra për rritjen e përmbushjes së detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore thekson se vijon të jetë e angazhuar për rritjen e përmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ecuria e të ardhurave gjatë gushtit vjen në kuadër të përpjekjeve për një administrim më efikas të detyrimeve tatimore dhe rritjen e qëndrueshme të arkëtimeve.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›