Të arratisurit, ndoshta në Kosovë. Kola është në gjak në Shqipëri
Siç duket disa nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas kanë marrë rrugën për në Shqipëri dhe të tjerët për në Kosovë.
"Mënyra e vetme që të kenë ikur nga Greqia është ajo nga deti dhe drejt Kosovës. Kjo për momentin nuk është konfirmuar plotësisht, por ne nuk e përjashtojmë si mundësi", ka thënë për median greke një zyrtar i lartë i Policisë greke, që është ndër krerët e hetimeve për zbulimin e të arratisurve.
I njëjti zyrtar ka deklaruar: "Megjithatë, hetimet për identifikimin e Marian Kolës dhe Ilir Kupës vazhdojnë si të ishte dita e parë”.
Sipas burimeve nga policia, kjo e fundit ka "skanuar" pothuajse të gjitha fermat në Epirin e Veriut, të gjitha shtëpitë e zbrazëta dhe pikat e mundshme ku mund të kishin qëndruar ose kaluar shqiptarët. Janë hetuar të gjitha ankesat për vjedhje apo vjedhjet e automjeteve, por nuk ka patur asnjë gjurmë të të arratisurve.
Nga ana tjetër edhe zyrtarët e policisë shqiptare thonë se nga informatat që disponojnë, nuk ka ndonjë dëshmi që sugjeron se të arratisurit kanë kaluar në jug të Shqipërisë.
''Të arratisurit nuk do të ndjehen rehat as në Shqipëri''. Nga shkëmbimi i informacionit mes zyrtarëve grekë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, është konstatuar se as në vendin e lindjes të arratisurit nuk do të kenë "lehtësi lëvizjeje" dhe do të shkonin atje, vetëm sepse kanë më shumë kontakte dhe njohin zonën, gjë që do t’i shpëtonte përkohësisht nga kërkimet intensive të policisë greke.
Marian Kola, sipas burimeve të policisë, ka llogari të shumta të hapura në Shqipëri, pasi dyshohet për vrasje dhe hakmarrja mbi të është shumë e mundshme.
31 vjecari Fatos Sula, që duhet të ketë marrë drejtim tjetër për t’u arratisur, është i skeduar në Shqipëri edhe për vjedhjen në 22 tetor 2005 në shtëpinë e Argita Berishës, kurse në Greqi për rreth 30 grabitje në zona të ndryshme.