"Të bësh ekonomi", Ponari: Problem, 30% e mjeteve të pasiguruara. Malile: Shifra abuzive
TIRANË- “Sigurimet në marshin e parë” ishte tema e sotme e emisionit “Të bësh ekonomi” i moderuar nga Aurora Sulce në TV News 24. Për problemet që karakterizojnë këtë treg kanë folur sot Ilda Malile këshilltare e kryetares së AMF, (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), Avni Ponari, kryetar i Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurimeve si dhe Artur Sulçe, vlerësues i pavarur për aksidentet.
Sipas zonjës Malile sot në vendin tonë sigurimet e detyrueshme zënë rreth 50 deri 60% të tregut. Ajo nënvizoi se, ky treg ende nuk është maturuar, megjithëse ka tregues pozitivë në rritje.
Duke u ndalur tek puna e saj, Malile shtoi se, “Ne në treg mbikëqyrim tregun që të krijojmë kushte të barabarta loje midis aktorëve, por edhe të sigurohet cilësia e shërbimit për konsumatorët. Qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit”, tha ajo.
Ndërsa Avni Ponari, kryetar i Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurimeve vërejti disa probleme në këtë treg.
“Tregu i sigurimeve duke ardhur nga një periudhë postkomuniste nuk është shumë i njohur nga qytetarët. Aktualisht ka minimumi 10 vjet i liberalizuar, ka kompani të mëdha që i përkasin shoqërive të huaja, është i maturur, ofron shërbime moderne si në vendet e Europës. Sot nga tregu shqiptar i sigurimeve ofrojnë edhe në Maqedoni e Kosovë, kjo tregon që kapacitetet njerëzore, financiare, intelektuale tonat kanë qenë më të mëdha që kemi shkuar deri atje”, tha Ponari.
Sipas tij, “Të gjithë duan sigurime, por kur vjen puna për të paguar nuk na pëlqen për shkak të mungesës së kulturës që kemi për ketë pjesë”.
Sipas Ponarit mjetet e pasigurura që janë rreth 30% përbëjnë problemin më të madh në tregun e sigurimeve motorike.
“Tregu i sigurimeve motorike është i detyrueshëm në të gjithë botën. Ne kemi problem aktualisht edhe pse nuk ka statistika të sakta, duke qenë mjetet të pasiguruara që janë rreth 30%, është krijuar një hendek i madh gjatë këtyre viteve”, tha ai.
Ky fakt është kundërshtuar nga zonja Malile, e cila i ka quajtur abuzive këto shifra.
“Kjo është një shifër shumë abuzive. Është e vërtetë që ka ende mjete të pa regjistrura që nga ‘93 por jo deri në këtë shifër. Ne kemi kryer një inspektim me policinë rrugore, kanë ndaluar në 3 ditë në pika të ndryshme të vendit rreth 308 mjete ka pasur vetëm 2 mjete që i bie 0,6% me sondazhin tonë të paregjistruara. Të mos abuzojmë më me këtë vlerën 30% në media”, tha ajo.
Në kundërpërgjigje Ponari shtoi se, “Kalkulimet nuk bëhen me këto sondazhe. Fakti që cdo muaj në aksidente ka mjete të pasigurura kjo e përcakton edhe numrin e saktë të tyre”.
I ftuar në emision ishte edhe Artur Sulçe, Vlerësues i pavarur për aksidentet, i cili u ndal tek pjesa motorike e sigurimeve. Sipas tij, “ka 394 mijë mjete dhe rreth 290 mijë bëjë kolaudimin, pra pjesa tjetër lëvizin pa siguracione. Disa nga këto mjete kanë dalë jashtë përdorimit por nuk kanë kryer çregjistrime”, tha ai, duke lënë të kuptohet se ende nuk mund të flitet për shifra të sakta të mjeteve të pasiguruara në treg.
Zoti Ponari i cilësoi shqetësuese rastet e aksidenteve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, pasi sipas tij, në raste të tilla dëmet vlerësohen me vlera që nuk kanë të bëjnë me vlerën reale të vlerësimit të dëmeve.
“Misioni i çdo kompanie sigurimi është të paguajë dëmet. Mbi bazën e dokumentacionit të duhur, procesverbalit të policisë rrugore, që përcakton fajësinë por jo shkallën e dëmtimit, ka një afat të caktuar për të paguar dëmin apo për ta refuzuar atë. Rasti më flagrant është dëmi i shkaktuar nga mjetet e pasiguruara. Ekspertët e pavarur kanë vendosur vlera të tejkaluara që nuk kanë të bëjnë fare me vlerën reale të vlerësimit të dëmeve.”- u shpreh Ponari.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e AMF-së, Ilda Malile deklaroi se në zyrat e Autoritetit Mbikëqyrës janë rritur ankesat nga ana e konsumatorëve, në lidhje me vlerësimin e dëmit që i është bërë nga shoqëritë e sigurimit.
“Vlerat kanë qenë më të ulëta se sa pritshmëria. Në momentin e rishqyrtimit kemi patur një feedback pozitiv nga ana e shoqërive që e kanë rivlerësuar vlerën”- u shpreh Malile.
Çmimi i sigurimit të automjeteve shkaktoi diskutime në studio, mes kryetarit të Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurimeve dhe përfaqësueses së AMF-së. Sipas Ponarit, Autoriteti Mbikëqyrës duhet të kontrollojë punën e kompanive të sigurimit, që për shkak të konkurrencës ulin në mënyrë të ndjeshme çmimet në treg.
Sipas zonjës Malile, “ky është një treg i vështirë dhe ju si treg kishit qenë të përgatitur që do të përballeshit me këto luhatje. Përsa i përket hyrjes në treg të shoqërive të vogla , ky është tregu, kjo është konkurrenca e tregut. Për këtë ju duhet të keni një plan, një strategji”.
Këshilltarja e kryetares së AMF-së shpjegoi formuan e re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të automjeteve.
“AMF në bashkëpunim me BB ka zhvilluar një projekt dhe çmimi i sigurimit do të bazohet në disa elemente. Çmimi i një police sigurimi do të ketë disa elemente siç janë, fuqia motorike e mjetit, të dhënat e individit, mosha dhe gjinia. Në lidhje me moshën, në bazë të statistikave një moshë e re kryen më shumë aksidente. Rekordi i dëmeve, regjistri i bonus-malus, e kaluara e drejtuesit të mjetit, nëse ka kryer aksidente në të kaluarën apo jo. Kjo do të jetë përcaktuese për çmimin. Elementi tjetër është zona ku banon drejtuesi i automjetit.”- u shpreh Malile.
Sipas zotit Ponari, “për këtë projekt ka filluar të flitet prej 10 vjetësh. Duhet të ishte bërë shumë vite më parë dhe unë jam i bindur që do zgjasë, sipas hapave që po hidhen. Në Shqipëri të bëhet vetëm historiku, nuk mund të aplikosh elemente bonuns e malus sepse çmimi është shumë i vogël. Ne nuk mund të kalkulojmë se kush janë drejtuese femra e meshkuj. Duhet të ketë një histori patente jo një histori moshe.” -përfundoi ai.
(m.a/er.nu/BalkanWeb)